web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ksavi: Nëse shkojmë në Europa League ne do ta fitojmë atë trofe!

25 Tetor 2022, 14:46, Sport CNA

Ksavi: Nëse shkojmë në Europa League ne do ta fitojmë

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, deklaroi sot se nëse do të bien në Europa League, qëllimi i tyre është ta fitojnë atë kompeticion.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të sfidës së Champions League, me Bajern Mynih, tekniku u pyet nëse i kishte studiuar kundërshtarët nëse shkojnë në Europa League dhe Ksavi theksoi se nëse kjo gjë ndodh, atëherë skuadra e tij do ta fitojë atë trofe.

“Jo aq shumë. Do ta mendojmë në kohën e duhur, nëse nuk e kalojmë raundin e Champions League, do të përballemi me Europa League me synimin për ta fituar atë.”-tha trajneri.





Lajmet e fundit nga