Braho, “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...

Laçi u ka dhënë një shuplakë të rëndë pretendimeve të Vllaznisë për të luftuar për titullin kampion. Skuadra kurbinase ka mundur 2-0 shkodranët dhe i ka lënë ata larg kreut, ndërsa i është larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.
Shkodranët kërkonin të përfitonin nga hapi i gabuar i Tiranës në krye, por kanë zhgënjyer në lojën e tyre ndaj kurbinasve, të cilët dolën nga kriza në momentin e duhur. Dy gola të Guindo i dhanë qetësinë e duhur përballë shkodranëve, të cilët rrallëherë shqetësuan Selmanin.
Megjithatë, ky i fundit u tregua i vëmendshëm në çdo rast para portës së tij dhe ruajti avantazhin e dyfishtë deri në fund, duke i lejuar skuadrës të merrte tri pikë shumë të rëndësishme për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.
LAÇI 2-0 VLLAZNIA
31′, 41′ Guindo
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Laçit.
90’+2’ Barjamaj dhe Duka marrin vendin e Spahiut dhe Mazrekajt në fushën e lojës në radhët e Laçit.
87’ Ziko ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli teksa ndal Juriç.
85’ Një harkim në zonë nga e majta kthehet në rrezik për portën e Selmanit i cili fluturon në shtyllën e dytë dhe largon topin në këndore.
83’ Guindo lë fushën e lojës, në vend të tij aktivizohet Shkurtaj.
82’ Ujka kalon dy lojtarë dhe i afrohet portës, por në momentin e fundit është Heriç i cili i heq topin nga këmbët.
77’ Shumë qarkullim topi nga shkodranët, por pa iu afruar zonës apo tentuar portën e Selmanit.
71’ Predhë e Balajt me një goditje dënimi në pozicion ballor, Selmani bën mrekullinë dhe shmang golin e sulmuesit shkodran.
68’ Babatunde lë fushën e lojës, teksa i lë vendin Qatos në radhët e Laçit.
65’ Balaj mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por bllokohet në momentin e fundit.
59’ Heriç merr vendin e Boshnjakut, ndërsa Delaj merr vendin e Hoxhajt në një tjetër zëvendësim të dyfishtë për shkodranët.
57’ Jonuzi lëshon një tjetër gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe nuk përfundon në katërkëndorin e Selmanit.
52’ Ndalet për pak çaste ndeshja, pasi tifozët e Vllaznisë protestojnë duke hedhur flakadanë në fushë. Edhe Boshnjaku nuk u shpëton ofendimeve nga tifozët e vet pasi largoi një të tillë nga fusha.
49’ Jonuzi provon të gjejë golin direkt me një goditje dënimi, topi grushtohet me vështirësi nga Selmani.
46’ Vllaznia e nis me dy zëvendësime pjesën e dytë, pasi largohen nga fusha e lojës Marku dhe Hakaj, teksa aktivizohen Kaina dhe Juriç.
45′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ Shkodranët pretendojnë për një prekje të topit me dorë në nisjen e aksionit të golit nga kurbinasit, por verifikimi i VAR-it konfirmon golin si të rregullt.
41’ GOOOL LAÇI! Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me dyshen Guindo-Babatunde. Ky i fundit gjuan, por gjen përgjigjen e Zogoviç, sfera shkon te Guindi i cili gjuan në portë dhe shënon.
40’ Aksion i rrezikshëm i Vllaznisë me një devijim vendimtar të Selmanit i cili shpëton portën e tij.
31’ GOOOL LAÇI! Gurishta gabon dhe kurbinasit i marrin topin me Guindon, i cili e ka të thjeshtë të mposhtë Zogoviç.
28’ Marku ka mundësinë të rrezikojë portën mike pasi gjendet në pozicion ballor i vetëm, por goditja e tij kalon jashtë katërkëndorit.
23’ Goditje këndi radhazi për kurbinasit, por mbrojtja ia del që të largojë rrezikun para portës së Zogoviç.
19’ Jonusi provon përsëri me një gjuajtje të fortë, këtë herë sfera kalon mbi traversën e portës së kurbinasve.
13’ Tentativë e Jonuzit nga jashtë zonës, nuk arrin të gjejë katërkëndorin e portës së Selmanit.
10’ Mundësi e artë për Laçin. Pas një rrëmuje në zonë, Turkaj nuk arrin të përfitojë dhe të shënojë.
9’ Spahiu godet me të majtën potente drejt portës, por Zogoviç ndalon topin dhe e largon.
4’ Guindo gjuan drejt portës, por portieri Zogoviç bën një pritje të mirë.
Laçi: Selmani; Roganoviç, Turkaj, Velkovski, Ziko; Manellari, Ujka; Spahiu, Babatunde, Mazrekaj; Guindo.
Vllaznia: Zogoviç; Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi; Hoxhaj, Marku, Çoba; Balaj.
Kombëtarja shqiptare do të nisë që nga pasditja e së dielës ...
Tani kanë kaluar dy muaj që kur Stefanos Tsitsipas, pasi fit...
Verën e kaluar ishte Sadio Mane dhe tani mund të jetë radha ...
E diela është magjike në Europë. Superndeshje janë rezervuar...
Në orën 13:00 do të luhen 6 sfidat e Grupit B, në Kategorinë...
Ditën e sotme 6 skuadrat do të zbresin në fushën e blertë pë...
Ditën e sotme do të zhvillohen dhe 3 ndeshjet e mbetura të j...
‘El Clasico’ arrin ndeshjen e 253-të sonte dhe mund të jetë ...
Milani vijon momentin e vështirë në kampionat, duke pësuar...
Askush si ai, Zllatan Ibrahimoviç është një legjendë e vër...
Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, ka gjetur mënyr...
Tjetër fitore me përmbysje për Al Nassr në kampionatin e A...
Borussia Dortmund është argëtuar mbrëmjen e sotme duke mar...
Ndeshjet e sotme në kampionatin anglez nuk kanë qenë me fa...
Erzeni u barazua në minutat shtesë nga Kukësi në “Niko Dov...
Alves është në pritje të gjykimit pasi nuk u lejua të dilte ...
Merr fund në stadiumin Niko Dovana, ecuria prej tre fitoresh...
Myrto Uzuni gjeti sërish rrjetën në Spanjë me Granadën. Në n...
Trajnerin e Partizanit, Xhovani Kolela, me siguroi e ka këna...
Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën në Spanjë me Granadën. Në nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...