web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Goli i parë për vitin 2024, Mirlind Daku tund rrjetën

15 Shkurt 2024, 17:45, Sport CNA

Mirlind Daku, realizoi golin e parë me fanellën e Rubin Kazan për vitin 2024. Sulmuesi kuqezi ka realizuar në ndeshjen miqësore që skuadra e tij ka luajtur kundër Ganguon të Koresë së Jugut.

Daku gjeti rrjetën në minutën e 52-të të sfidës, teksa mundi në një duel një nga mbrojtësit kundërshtarë e më pas me një diagonale të shpejtë nuk i la kohë reagimi portierit të skuadrës koreane.

Kështu, futbollisti gjen golin e parë për këtë vit, në një moment që skuadra e tij po përgatitet për fillimin e sezonit të ri në Rusi. Kampionati nis në javët e para të marsit dhe Daku shpreson që atëherë të jetë në formën më të mirë për të përballuar një sezon që ta ndihmojë për të blinduar vendin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare që merr pjesë në Euro 2024.

 




Lajmet e fundit nga