Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Kjo e premte rezervon një nga vitrinat e futbollit shqiptar, siç është derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës.
Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur trajneri Orges Shehi. Timonieri i të kuqve do të ketë përballë për herë të parë ish-skuadrën e tij, Tiranën, nga e cila u largua para disa muajsh, teksa ditën e nesërme do të kërkojë 3 pikët ndaj bardhebluve.
Përballja me Tiranën? - Nuk mendoj se është sfid imja personale. Mendoj se është sfidë mes dy klubeve që kanë rivalitet historik. Kështu që kur kërkojmë nga lojtarët që të mos kenë dozë të madhe emocionale, sigurisht që dhe te ne te stafi do ta trajtojmë si ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare. Në karrierën time kam kaluar shumë derbe. Që kur isha pjesë e Partizanit si lojtar mund të kenë qenë 10-12 derbe, por edhe 10 të tjera kur isha trajner i Tiranës. Kështu që ju garantojmë që e kemi atë eksperiencën për t’u mos u rrëmbyer nga doza emocionale.
Keni drejtuar më parë Tiranën, mendoni se e njihni mjaftueshëm? - Unë mund të njoh lojtarët individualisht, por nuk jam shkëputur sot nga Tirana. Jam shkëputur pas 4 javëve të kampionatit. Nuk e di se sa javë janë luajtur, kështu që Tirana ka shumë javë që ka një trajner tjetër. Çdo trajner kërkon të implementojë mënyrën e vet të lojës. Mund të njoh lojtarët individualisht, por atë që kemi parë këto kohë, si çdo kundërshtar që kemi, mundohemi ta analizojmë. Çdo skuadër ka individë për shkak të specifikave dhe cilësive që ka. Nuk kërkoj të veçoj ose të përqendrohem tek individë të veçantë të kundërshtarit.
Si përgatitet ndeshja derbi te Partizani? - Mund ta përmend shumë shkurt, këtu është shumë më qetë se te Tirana.
Gjendja e skuadrës? - Keko dihet që është mungesë prej javësh dhe nuk është me skuadrën. Maget është stërvitur këto dy ditë me skuadrën dhe sot është testi përfundimtar për të vendosur nëse mund të jetë nesër apo jo. Por kjo mbetet për t’u parë. Gjendja e Bintsukës nuk është optimale. Ndeshjen me Dinamon e kishim në stol për të qenë pranë skuadrës, por nuk është i gatshëm për ndeshjen. Të tjerët janë normal dhe janë stërvitur. Kam parë në sytë e lojtarëve dëshirë dhe përkushtim për të bërë më mirë në ndeshjen e nesërme.
Përveç 3 pikëve, derbi ka edhe një bonus të madh psikologjik? - Ne jemi të bindur që nuk kemi ecuri me hap kampioni, sepse në gjashtë ndeshje nuk kemi atë hapin e skuadrës kampione, por kemi hap mesatar dhe skuadra kërkon të përmirësohet. Kemi nxjerrë ato gabimet që kemi bërë, sepse dy ndeshjet që kemi humbur, i kemi humbur në momentet e fundit. Me Laçin kemi dominuar gjithë kohës dhe prapë përqendrimi në momentin e fundit ka rënë dhe kemi pësuar humbjen e parë, kurse në humbjen e dytë nuk kemi prodhuar shumë, por goli mund të ishte i evitueshëm. Këto dy humbje janë për të nxjerrë mësim dhe përqendrim, nuk është për të futur në kokën e lojtarëve gjithë të këqijat. Derbi i nesërm dihet që ka bonus psikologjik, sepse derbi nuk luhet vetëm për vete, por luhet dhe për tifozët. Këtë do të kërkojmë nesër, që në radhë të parë të luajmë për të kënaqur të gjithë opinionin futbolldashës tonin dhe më pas për të marrë më të mirën e ndeshjes.
Presioni i pikëve? - Unë mendoj se nuk duhet t’i ngarkojmë lojtarët shumë dhe mos t’i vëmë përpara përgjegjësisë. Kur rezultatet nuk janë pozitive, mendoj se fajtori i parë është trajneri, më pas lojtarët. Kështu që lojtarët duhet të jenë më të qetë për të bërë më të mirën e tyre. Një skuadër që merr 5 fitore dhe një barazim pas gjashtë javësh fillon e ringrihet, siç është Vllaznia edhe afrohet afër nesh. E rëndësishme është që të rikthehemi te fitorja, te grupi i plotë dhe entuziazmi. Një fitore e mirë të sjellë entuziazmin dhe besimin në skuadër. Ne jemi në një moment jo shumë të mirë, por kurrsesi nuk duhet të humbim besimin dhe vetëbesimin. Sepse këto janë dy gjëra afër njëra-tjetrës, por kanë dhe kuptim kolektiv.
Derbet e fundit janë zgjidhur me rezultate të ngushta…? - Derbin, po ta kapësh në të gjithë botën, por dhe më shumë këtu te ne, nuk është se rezultatet janë me goleadë. Edhe për një detaj tjetër, që në derbi ka shumë pak lojë efektive. Derbi përbëhet nga emocione të mëdha, nga rikuperime topash, nga dyluftime, nga doza emocionale e tifozëve, kështu që loja efektive është e pakët dhe kur loja efektive është e pakët në shumicën e rasteve çdo skuadër kërkon që ta zgjidhë nëpërmjet episodeve, duke u treguar e kujdesshme, duke përfituar nga gabimet e tjetrit, sepse i tillë është derbi.
Tirana është një nga ekipet që ka pësuar shumë gola…? - Tani unë nuk mendoj për skuadrën kundërshtare. Do të them për skuadrën time, që ne duhet të kishim më shumë gola sesa kemi shënuar.
Si e prisni reagimin e tifozëve të Tiranës nesër? - Unë nuk di që të flas për të tjerët, ose për tifozët e Tiranës. Unë e di që vetë kam marrëdhënie korrekte me të gjithë opinionin e futbollit në Shqipëri me të gjitha tifozeritë. Kështu që kam respekt për tifozeritë kudo që janë. Mendoj që nesër do të jetë dhe derbi i tifozëve, sepse dihet se çfarë atmosfere sjellin tifozët. Derbi nuk luhet vetëm për ne, por dhe për tifozët. Kërkojmë të fitojmë gjithmonë ne.
Pas përfundimit të hidhur të eksperiencës së tij te Roma, që...
Kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të mundshëm...
U luajtën këtë të mërkurë dy ndeshje të Champions League, pë...
Ernest Muçi luajti të hënën ndeshjen e tij të parë me fanell...
Lazio – Bayern Munich dhe PSG – Real Sociedad janë dy takime...
Brajan Gruda, është 19 vjeç, luan për Mainz dhe Silvinjo shp...
Ralf Rangnick ka dalë si kandidat surprizë për të zëvendësua...
Nuk shënoi në fitoren 3-1 të Manchester City-t ndaj Copenhag...
Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e parë të muajit ...
Dy futbollistë të futsallës kanë zgjedhur të lënë Shqipërinë...
Klubi turk, Sivasspor, ka bërë një lëvizje të zgjuar me afri...
Uerdi Mara nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Keciorengucu ...
Skënderbeu luan një ndeshje shumë të rëndësishme në fundjavë...
Partizani vazhdon përgatitjet për një ndeshje shumë të rëndë...
Karim Benzema nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Al Ittihad...
Shkëputja në krye të renditjes, ka qetësuar jo pak Simone In...
Champions League “ndizet” sërish edhe mbrëmjen e sotme, teks...
Real Madrid dhe Manchester City kanë bërë detyrën, duke fitu...
Mbrëmjen e sotme do të rikthehen emocionet e Champions Leagu...
Është konfirmuar tashmë ora e ndeshjes miqësore Suedi – Shqi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...