web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i Besiktas-it kthen Ernest Muçin në rolin e preferuar

14 Shkurt 2024, 20:55, Sport CNA

Ernest Muçi luajti të hënën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Besiktas. Trajneri Santos e aktivizoi në një pozicion të ri sulmuesin shqiptar. 22-vjeçari luajti, si rrallë herë, në krahun e djathtë të sulmit. Trajneri portugez u përball me kritika për këtë vendim, teksa opinion sportiv mendonte se e kufizoi Muçin në krahun e djathtë.

Sipas “Fanatik”, Santos ka reflektuar mbi vendimin e tij. Trajneri i Besiktas ka planifikuar që të hënën e ardhshme të ndryshojë formacionin. Rashica do të kthehet në krahun e djathtë, ndërsa Muçi do të kalojë në pozicionin e tij natyral, atë të numrit 10. Ky ndryshim pritet të nxjerrë në pah më të mirën e sulmuesit shqiptar.





Lajmet e fundit nga