Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Vllaznia ka mposhtur Kukësin, me rezultatin 2-1, në një ndeshje me të vërtetë të çmendur, ku fundi ishte dramatik.
Shkodranët kaluan të parët në avantazh me një supergol të Heric në minutën e 27-të, ndërsa verilindorët barazuan në minutën e 57-të, me Zivkovic.
Në “Loro Boriçi” ishte një ndeshje me dy tablo, me pjesën e parë që foli e gjitha për Vllazninë, ku kuqeblutë përveç golit, kishin edhe dy raste të tjera të pastra, por u ndalën te shtylla.
Në pjesën e dytë, Kukësi u shfaq me një fytyrë tjetër, duke u hapur jo pak probleme shkodranëve, teksa përveç golit të barazimit, i shkuan afër edhe përmbysjes.
Në minutat shtesë, arbitri Meta akordoi penallti për Vllazninë, pas një rrëzimi të Kainas në zonë, por pas rishikimit në VAR, e anuloi për stimulim të sulmuesit. Në këtë moment, të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, por ishte Herald Marku, që me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren kuqebluve.
VLLAZNIA-KUKËSI 2-1
27′ Heriç, 90’+6′ Marku / 56′ Zivkoviç
KOMENTI LIVE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.
90’+6’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Marku me një kundërsulm të shpejtë.
90’+2’ – 90’+5’ Kridens Meta bën shenjë për penallti, pas një dueli mes Ilieskit dhe Kaina në zonën e Kukësit. Gjyqtari shkon vetë të shohë pamjet në VAR. Pas vëzhgimit, ai anulon vendimin dhe i jep të verdhë Kaina për simulim.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
90’ Aksion i shpejtë i Kukësit në krahun e majtë me kombinimin Lejton-Peposhi. Ky i fundit shfaqet para Zogoviç por gjuan jashtë.
88’ Çoba merr vendin e Malës në minutat e fundit të sfidës.
86’ Haxhiu ndëshkohet me karton të verdhë pasi u dëmtua duke u rrëzuar jashtë fushës, por pastaj hyri në katërkëndor që të ndërpritej loja.
85’ Shumë gabime në pasime në metrat e fundit nga të dy skuadrat, që i afrohen zonës së rreptësisë por nuk krijojnë raste për të shënuar apo gjuajtje drejt portës.
79’ Lejton dhe Berisha marrin vendin e Moraesh dhe Giasi në minutat e fundit te Kukësi.
76’ Peposhi nga e majta e sulmit lëshon një gjuajtje të fortë, por Zogoviç i përgjigjet me një grushtim vendimtar.
73’ Kaina merr vendin e Latifit të dëmtuar në këto minuta në fushë. Hyn edhe Marku në vend të Heriç.
70’ Kukësi në kontroll të plotë të sfidës, me Vllazninë e cila nuk arrin të largohet nga gjysmëfusha e vet.
65′ Kote merr vendin e Hasajt në radhët e Kukësit.
60’ Shkodranët duken të tronditur nga ky gol teksa gabojnë pasime shumë të thjeshta në mesfushë.
56’ GOOOL KUKËSI! Zivkoviç tund rrjetën pas një harkimi të Giasi. Fillimisht gjuajtja me kokë ndalet nga Zogoviç, por pastaj ne tentativën e dytë ai shtyn topin në rrjetë.
55′ Peposhi merr vendin e Bashës në radhët e Kukësit.
54’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Juriç në të djathtë por ai nuk gjen portën me tentativën e tij.
53’ Basha ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Latifit.
51’ Tjetër mundësi e artë e Vllaznisë me një aksion me shumë kombinime nga e djathta, topi shkon te Jonuzi i cili kalon Ilieskin dhe gjuan por sheh sferën të përplaset në shtyllë dhe të dalë jashtë.
49’ Aksion i shkëlqyer i shkodranëve me topin e Malës në qendër për Latifin, por gjuajta e tij në ecje e sipër çon topin mbi katërkëndoirin e Tafas.
46’ Pjesa e dytë nis me Zivkoviç në vend të Bytyçit në radhët e Kukësit.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Vllaznisë.
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
43’ Haxhiu merr topin në krahun e djathtë dhe hyn në zonë, por tenton portën dhe sfera kalon mbi traversë.
38’ Gjuajtje diagonale e Hakajt nga e majta, Tafas ndal në dy kohë topin.
37’ Latifi hyn në zonë nga e majta, topi i tij në qendër largohet nga mbrojtësit por përfundon te Heriç i cili gjuan me forcë, këtë herë duke çuar sferën mbi traversë.
35’ Ilieski ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Malës në mesfushë.
32’ Hoxhaj i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe hyn në zonë nga e djathta, kalon Tafas por shtyn topin më shumë se duhet dhe tentativa e tij drejt qendrës ndalet nga portieri i Kukësit.
31’ Moraesh nga e majta merr fundoren por harkimi i tij në zonë është i gabuar dhe ai dërgon sferën jashtë pa shqetësuar Zogoviç.
31’ Basha harkon rrezikshëm nga e djathta, Mala largon me kokë para se ndonjë prej lojtarëve të Kukësit të tentonte portën.
27’ GOOOL VLLAZNIA! Kuqeblutë në avantazh me anë të Heriç. Mesfushori merr topin në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës duke dërguar sferën në rrjetë.
23’ Juriç ndalon një aksion të rrezikshëm të Hasajt teksa frenon në momentin e duhur lojtarin e kuksianëve.
17’ Aksion i shpejtë i Kukësi nga e djathta me Bashën, harkimi i tij gjen Giasi por sulmuesi me kokë nuk çon topin në portën e Zogoviç.
14’ Jonuzi provon përsëri nga distanca të gjejë portën e Kukësit, këtë radhë nuk ka shënjestrën e duhur për të shqetësuar Tafas.
12’ Tjetër aksion interesant nga Haxhiu në krahun e djathtë, harkimi i tij kthehet në gjuajtje drejt portës por kalon mbi traversë.
10’ Aksion i gjatë i Kukësit i cili finalizohet me një gjuajtje nga distanca të Haxhiut, por ai fluturon sferën larg katërkëndorit.
7’ Përsëri mundësi e shkëlqyer e Vllaznisë për 6ë shënuar. Fillimisht Tafas ndal gjuajtjen e Jonuzit e më pas Hoxhaj devijon pak hapa larg portës, ndërsa sheh sferën të përplaset në traversë dhe të përfundojë jashtë.
3’ Vllaznia i afrohet menjëherë golit kur pas një goditje nga këndi, Latifi gjuan me kokë por gjen traversën e portës së Kukësit.
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi” me topin e parë që luhet nga shkodranët pas 4 minutash vonesë për shkak të rregullimit të një porte.
Ndeshja nis me shkelmim nga qendra simbolik të Armando Cungut.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Heriç, Mala, Latifi, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa
KUKËSI: Tafas, Ferreira, Ilieski, Bytyçi, Haxhiu, Ndreca, Moraesh, Hasaj, Taipi, Giasi, Basha. Trajner: Skënder Gega.
Mançester Junajtid ka kryer një tjetër goditje të bujshme ...
Vllaznia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Kukës...
Në një video të publikuar të shtunën në “Tik Tok” dhe në r...
Ndeshja mes Bajernit të Mynihut dhe Borussia Munshengl...
Tirana ka regjistruar fitoren e parë të sezonit përbal...
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka folur për "Overs...
Fitorja 2-0 përballë Egnatias ka lumturuar Orges Shehin me...
Tirana ka fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e saj të javës së...
Vllaznia dhe Kukësi do të përballen në orën 19:30 në “...
Skuadrat shqiptare në këto kualifikuese të kompeticion...
Është mbyllur pjesa e parë, në sfidën mes Egnatias dhe...
Panik dhe ankth në ndeshjen mes Egnatias dhe Tiranës. Lot ...
Lojtarët e Club Social në Santa Cruz të Bolivisë janë përb...
Albion Marku do jetë afrimi më i ri në kampin e Partiz...
Juventusi nuk arriti të mposhtte Romën në ndeshjen e j...
Periudha që kaloi te Manchester United nuk ishte aspak e kën...
Dëmtohet Romelu Lukaku. Sulmuesi i Interit është detyruar të...
Armando Broja mund të vijojë karrierën tek Evertoni. Chelsea...
Në 1986 ndërroi fanellën me Maradonën me të cilin u bë mik n...
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Tirana,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...