web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vampiri” Luis Suarez e mbyll me Europën, pritet firma me River Plejtin

28 Qershor 2022, 11:04, Sport CNA

Luis Suarez vazhdon të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Atletikon e Madridit. “Vampiri” i fushave të futbollit nuk ka ende një destinacion të radhës, ndonëse ofertat për të nuk kanë reshtur.

Por pasi pa Juventusin që ta refuzojë apo ai të refuzojë ekipe si Lacio, Fiorentina, Atalanta e Aston Vila, veterani nga Uruguai duket se kërkon të testojë veten në Argjentinë, ku skuadra që i pëlqen është River Plejti. Dhe pa dyshim që nëse Suarez nuk do të çojë në stratosferë kërkesat ekonomike, Riveri ka deklaruar se është gati ta mirëpresë sulmuesin, i cili mund të luajë ndoshta vitin e tij të fundit të karrierës./CNA.AL





Lajmet e fundit nga