Napoli fitoi titullin e tretë në histori, miliona euro përfiton edhe qyteti
Paskuale Rsso, president i Dhomës së Tregtisë për rajonin e ...
Myrto Uzuni është padyshim një nga lojtarët më të spikatur të Granadës këtë sezon në Segunda Division, ligë ku kryeson renditjen e golashënuesve me plot 21 gola të shënuar.
Pikërisht për shkak të paraqitjeve mjaft të mira, Uzuni ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në La Liga, por edhe kampionate të tjera të njohura europiane, teksa këtë të martë ka zënë hapësirë me intervistën e tij për prestigjiozen “AS”.
Duke kujtuar faktin që sa herë që Uzuni shënon, Granada nuk humbet, sulmuesi kuqezi ka folur edhe për “shterpësinë” në dy takimet e fundit, por edhe sprintin final të sezonit.
“Ne duam të fitojmë në çdo takim, por nuk është asnjëherë e lehtë. Luanim ndaj Eibarit dhe e dinim forcën e kundërshtarit. Tani kemi përpara katër finale dhe do të kërkojëm fitoren, që në sfidën e radhës ndaj Alavesit”, u shpreh Uzuni.
Aktualisht Granada mban vendin e dytë me 65 pikë, bashkë me dy skuadra të tjera, teksa Uzuni shprehet i bindur se ekipi i ka të gjitha mundësitë që të sigurojë rikthimin në La Liga në mënyrë direkte, pa pasur nevojën e "play off"-it, që do t’i prishte punë edhe te Kombëtarja.
“Kemi një staf të kompletuar dhe ekip shumë cilësor, ndaj mendojmë vetëm për promovimin direkt në La Liga. 'Play off'-i është një opsion të cilin nuk e diskutojmë asnjëherë. E njohim forcën tonë dhe do t’ia dalim të kualifikohemi direkt, megjithatë ky do të jetë muaji vendimtar. Nëse shkojmë në 'play off', do të shohim cila do të jetë zgjedhja më e mirë, mes Kombëtares dhe Granadës, por besoj te ngjitja direkt”, tha sulmuesi shqiptar.
Mungesa e golave të sulmuesit në dy ndeshjet e fundit, ka shqetësuar edhe fansat e Granadës, megjithatë Uzuni ndihet i qetë dhe sheh përpara, për të bërë më të mirën në katër ndeshjet e mbetura.
“Unë shpresoj shumë që të shpallem golashënues këtë sezon dhe të ndihmoj Granadën të ngjitet në La Liga. Goli është çështje ekipi dhe kur të gjithë luajmë mirë, atëherë shënojmë shumë, qoftë me mua, apo edhe lojtarë të tjerë. Ka ndeshje kur kundërshtarët mbrohen me shumë forca dhe bëhet e vështirë, megjithatë nuk e ndiej aspak presionin, pasi punoj shumë për të qenë gati të shënoj sa herë të më jepet mundësia”, tha sulmuesi.
Ndonëse është në qendër të merkatos dhe kërkohet nga shumë klube, Uzuni zbulon se ka një lidhje të shkëlqyer me Granadën dhe tifozët e këtij klubi.
“Në Granadë ndihem si në shtëpinë time. Njerëzit më duan dhe Granada më dha mundësinë për të përmbushur ëndrrën time. Gjithmonë kam parë Mesin dhe Ronaldon që kanë luajtur në La Liga, pasi Kristiano është idhulli im. Mendoj vetëm për Granadën dhe tifozët e këtij klubi. Në shtëpi fitojmë gjithmonë, pasi kemi ata me vete. E dimë që do të na japin një dorë edhe në këto katër ndeshje të fundit, për të festuar të gjithë bashkë”, deklaroi Uzuni.
Paskuale Rsso, president i Dhomës së Tregtisë për rajonin e ...
Brajtoni e ka fituar garën kundër të paktën tri klubeve të t...
Pep Guardiola është një strateg që tashmë zë një vend në Oli...
Barcelona po nis nga puna për sezonin e ardhshëm. Duke par...
Napoli u shpall kampion në Serinë A pas 33 vitesh pritje. ...
Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Serisë A për se...
Kampionati i Napolit mori formë vendimtare në pjesën e par...
Moment historik për Amir Rrahmanin. Kapiteni i Përfaqësues...
Napoli është zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2023...
Girona-Mallorca mbyllet me rezultatin 2-1 në një sfidë që is...
Në Shkodër festuan firmën me Bekim Balajn, sikur titulli të ...
Zlatan Ibrahimovic vuan nga dëmtimet prej një viti, por përs...
Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Monzën në kuadë...
Partizani do të presë në shtëpi këtë javë skuadrën e Kukësit...
Pavarësisht se vitet kanë kaluar, futbolli në Itali vazhdon ...
Ballkani ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionat, duk...
Është mbyllur sot Kategoria e Dytë me ndeshjet e javës së ...
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po shkëlq...
Rafinja është një nga emrat më të përfolur në Barcelonë. Bra...
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet dhe t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...