web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre gola dhe spektakël, Barcelona fiton me vuajtje në transfertë

1 Shkurt 2023, 22:58, Sport CNA

Ka përfunduar në “Benito Villamarin”, supersfida mes Betis dhe Barcelonës, ku fitues me rezultatin e ngushtë 1 me 2 dolën “katalanasit”, në një përballje jo pak të vështirë për ta.

Të dyja ekipet u hodhën në sulm, por më kot rrjetat mbetën të paprekura duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të lojës, me rezultatin e bardhë 0-0.

Ndryshe nga e para, pjesa e dytë nisi më me vrull për “blaugranat”, të cilët arritën të gjenin dhe golin e tyre të parë, në minutën e 65-të, ku pas një pasimi në zonë nga Balde, Raphinha nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë. Për të siguruar 3 pikëshin mendoi Lewandowski, në minutën e 80-të, duke shënuar kështu pas një mungese të gjatë.

Ndërkaq, golin e vetëm për Betis e shënoi po Barcelona, ku në minutën e 85-të, Jules Kounde “çoroditet” dhe dërgon padashur topin në rrjetën e tij.

Me këtë fitore Barça arrin në kuotën e 50 pikëve, 8 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, me këta të fundit që do të përballen nesër në “Santiago Bernabeu”, kundër Valencias.





Lajmet e fundit nga