web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike, Atsu gjendet pa jetë nën rrënojat e tërmetit në Turqi

18 Shkurt 2023, 11:12, Sport CNA

Një lajm tronditës bëhet me dije në Turqi, ku ende vazhdon kërkimi i të mbijetuarve apo trupave që ndodhen nën rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit, që goditi këtë vend dhe Sirinë, e ku deri më tani kanë humbur jetët afro 45 mijë persona.

Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe Newcastle, që së fundmi ishte pjesë e Hattayspor, Christian Atsu, është gjetur pa jetë nën rrënoja.

Futbollisti ishte mes të zhdukurve, por në orët e fundit në agjencinë turke “Demiroren”, agjenti i tij, Murat Uzun Mehmet, konfirmoi lajmin tragjik:

“Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Për momentin po i nxjerrin edhe sendet personale. I është gjetur edhe telefoni”, -tha ai.





Lajmet e fundit nga