Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Skënderbeu-Dinamo është kryendeshja e javës së dytë në Kategorinë e Parë. Në fushë do të jenë 26 tituj kampionë në Superiore, 18 të bluve dhe 8 të korçarëve. Mjafton kaq për të treguar historinë dhe vendin që këto dy skuadra kanë në futbollin shqiptar.
Tani e shohin veten jashtë elitës dhe sigurisht që objektivi i sezonit është për t’u kthyer së më shpejt në vendin që u takon. Skënderbeu luan para tifozëve të tij dhe ka avantazhin e fushës, por edhe për Dinamon ky nuk do të jetë një problem i madh. Ata kanë titullarë me peshë, që njohin shumë mirë stadiumin e qytetit juglindor.
Janë lojtarët me më shumë eksperiencë te blutë dhe, pa frikë, mund t’i quajmë “ekspertë” të formacionit të trajnerit Nevil Dede: Sabien Lilaj, Asjon Daja dhe Eni Imami. Në kohë të ndryshme, ata kanë veshur fanellën bardhekuqe dhe e kanë përfaqësuar atë plot dinjitet.
SABIEN LILAJ – Sabien Lilaj e njeh më mirë nga të gjithë stadiumin e Korçës, më mirë edhe se lojtarët aktualë të Skënderbeut. Mesfushori kthehet në Korçë si kapiten i Dinamos, me synimin për ta mundur ish-skuadrën e tij. Kampion i shumëfishtë me korçarët, Lilaj ka kaluar momentet më të mira të karrierës me Skënderbeun, duke shkuar dy herë në grupet e Ligës së Europës. Ai numëron 164 ndeshje në 6 sezone që ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut.
Lilaj u bashkua me këtë ekip në vitin 2012 dhe qëndroi deri në 2018-ën. Ai ka shënuar 20 gola gjatë kësaj periudhe. Tani, në fund karriere, 33- vjeçari është një nga kolonat kryesore të Dinamos. Jo më kot stafi teknik i ka besuar shiritin e kapitenit. Ndeshja e së dielës do të jetë speciale për të, edhe pse në Korçë do të gjejë si fytyra të njohura ndoshta vetëm presidentin Ardjan Takaj dhe tifozët.
ASION DAJA – Një tjetër mesfushor me shumë përvojë që e njeh ambientin në Korçë është Asion Daja. Ai ka qenë pjesë e Skënderbeut vetëm një sezon, konkretisht në sezonin 2019-2020. Në atë kohë ishte titullar te korçarët dhe luajti 28 ndeshje me fanellën bardhekuqe. Mjaftojnë për të mësuar “sekretet” e asaj fushe. Këtë sezon, Daja është kthyer te Dinamo, skuadra e tij e parë, për të ndihmuar në rikthimin e saj në nivelin elitar të futbollit shqiptar. Për këtë objektiv duhen pikë edhe në fushën e rivalëve.
ENI IMAMI – Dhe lojtari i tretë i Dinamos i ambientuar me Korçën është mbrojtësi Eni Imami. Ai e ka veshur për gjysmë sezoni fanellën e Skënderbeut, konkretisht në sezonin 2019-2020, ku numëron 17 ndeshje si “korçar”. Më pas kaloi te Vllaznia dhe që sezonin e kaluar është pjesë e Dinamos.
Në fundin e muajit shtator, Brazili ka programuar dy takime ...
Korça në gjithë historinë e vet ka qënë në një lidhje të n...
Skënderbeu u rikthye pas 12 vitesh në Kategorinë e Parë, p...
Tashmë ka ardhur edhe njoftimi. Milani ka nënshkruar me mesf...
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni ës...
Lorenco Vila i gëzohet faktit që Teuta sot ka qenë shumë her...
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka folur për Oversport pas ...
Teuta barazoi pa gola me Kukësin në shtëpi, në ndeshjen e vl...
Teuta-Kukësi nisën javën e katërt të Kategorisë Superiore në...
Mbretëresha Elizabeta II ka ndërruar jetë ditën e djeshme në...
Një vizitor i veçantë ka qenë i pranishëm në shkallët e stad...
Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer dhe Roger Ibanez i Ro...
Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë, në sfidën me...
Vëllezërit Taipi, Gjelbrimi dhe Shqiprimi, janë rikthy...
Pas titullit, shpërblimi. Milani ka nisur punën për të shpër...
Teuta dhe Kukësi do të përballen në ndeshjen hapëse të...
Ish-mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica ka zyrtarizuar ditë...
Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë bërë një lëvizje...
Endri Çekiçi dhe Megi Pojani kanë qenë në vëmendjen e mediev...
Amir Abrashi ka rrëmbyer gjithmonë dashurinë e tifozëve me m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...