web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SUPERIORJA LIVE/ Startojnë pjesët e dyta, çfarë ndodh në 3 ndeshje (VIDEO)

3 Nëntor 2022, 14:04, Sport CNA

SUPERIORJA LIVE/ Startojnë pjesët e dyta, çfarë ndodh

Do të luhen duke filluar nga ora 13:00, tri ndeshjet e fundit për javën e 11-të në "Abissnet Superiore".

Në “Selman Stërmasi”, Tirana pret Egnatian, në një sfidë që premton spektakël. Pas triumfit ndaj Partizanit, rrogozhinasit do të kërkojnë sërish rezultat pozitiv, ndaj skuadrës tjetër kryeqytetase.

Kukësi pret në shtëpi Vllazninë, një përballje, ku të dyja ekipet e kanë detyrim fitoren, pas rezultateve aspak të mira në javët e fundit. Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët.

Pas humbjes me Egnatian, Partizani kryesues përballet me Laçin në transfertë. Një sfidë e vështirë për të besuarit e Kolelës, duke parë që kurbinasit në javët e fundit kanë treguar paraqitje shumë të mira.

REZULTATET:

LIVE LAÇI-PARTIZANI 1-0

Ujka 17'

LIVE TIRANA-EGNATIA 1-0

Patrik 52'

LIVE KUKËSI-VLLAZNIA 0-1

Hakaj 45'

 


LIVE TIRANA-EGNATIA 1-0

Patrik 52'

KOMENTI LIVE:

90+2′ Bekaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas vonesave të lojës.

90+1′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Xhixha dhe në vendin e tij futet Nikqi.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Fangaj provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Bekaj.

87′ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana. Largohen Përgjoni dhe Deliu, në vendet e tyre Ismajlgeci dhe Hila.

75′ E konfirmon VAR. Goli i Egnatias nuk vlen.

74′ Një kundërsulm perfekt nga Egnatia finalizohet me gol nga Delarzh, por pozicioni i këtij të fundit ishte i parregullt.

67′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Limaj dhe Hasani, në vendet e tyra Kallaku dhe Lulaj.

65′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Camaj dhe Mëllugja, në vendet e tyra Mihana dhe Xhekson.

63′ Hasani kalon bukur Malotën dhe i vetëm me Sherrin nuk godet dot siç duhet.

58′ Agbekpornu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

52′ GOOOL TIRANA/ Patrik përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes rrogozhinase pas një topi nga Toshvski dhe me portën e boshatisur nuk gaboi.


51′ Patrik hedh një top drejt zonës, por Sherri e ndal. Më pas provon Hasani, por Sherri e ndal sërish.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Arbitri i katërt, Dorjan Maletaj, akordon 2 minuta shtesë!

37′ Insiston Partizani, teksa Hadroj godet portën nga një tentativë me kokë, por topi përfundon jashtë.

29′ Xhixha provon me një gjuajtje me të djathtën, por Sherri kontrollon pa probleme.

27′ Vjen një krosim drejt zonës së bardhebluve, por Bekaj e kontrollon pa probleme.

17′ Xhixha provon me një të djathtë nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë.

14′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protestave drejt Orlando Kukës.

8′ Toshevski hedh një top drejt zonës në kërkim të Xhixhës, por Sherri del dhe e kontrollon pa probleme.

Starton sfida!

LIVE KUKËSI-VLLAZNIA 0-1

KOMENTI LIVE:

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Hoxhaj hyn në zonë dhe pastaj rrëzohet pas një kontakti me Ferreira, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë, pavarësisht protestave të shkodranëve.

86’ Tani është Kukësi që kërkon me ngulm golin e barazimit duke sulmuar me shumë forca, por edhe duke lënë hapësira të rrezikshme në prapavijë për kundërsulmet shkodrane.

83’ Zogoviç ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

83’ Barbosa ka mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit kur shfaqet i vetëm para portës nga e majta, por gjuajtja e tij drejt shtyllës së dytë përfundon jashtë katërkëndorit.

80’ Kruja zëvendëson Markun në radhët e Vllaznisë në minutat e fundit të duelit.

78’ Aralica i lë vendin Hoxhajt në radhët e kuqebluve.

75’ Barbosa mundohet të kontrollojë topin mes mbrojtësve shkodranë, por e shtyn më shumë se sa duhet dhe ia bën të lehtë Zogoviç që të mbërthejë sferën.

72’ Një goditje dënimi nga e djathta harkohet rrezikshëm në zonë nga Gurishta, por mbrojtësit e Kukësit largojnë topin në këndore.

70’ Harkim në zonën e Vllaznisë për Barbosën i cili gjuan me kokë, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Zogoviç.

69’ Peposhi merr vendin e Haxhiut në minutat e fundit të duelit.

68’ Shkodranët kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Ferreira pas një faulli ndaj Malës, por gjyqtari Alla bën shenjë vetëm për goditje dënimi.

62’ Ilieski i lë vendin në fushë Bytyçit në radhët e Kukësit.

61’ Pas një harkimi nga e djathta, Aralica ul topin për Malën por gjuajtja e këtij të fundit është ndalur në duart e Tafas.

60’ Predhë e Boshnjakut, topi ndalet nga shtylla në të majtë të Tafas që shpëton verilindorët.

59’ Harkim i rrezikshëm i Markut nga e majta, Ferreira largon topin nga zona e tij.

58’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

52’ Barbosa merr topin në zonë dhe tenton dy herë radhazi të gjuajë, por ndalet në të dy rastet nga mbrojtja shkodrane që  bllokon sferën.

46’ Shkodranët shfaqen menjëherë rrezikshëm me një gjuajtje të Jonuzit nga jashtë zonës, por sfera nuk gjen katërkëndorin e Tafas.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vllaznisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ GOOOL Vllaznia! Shënon Hakaj me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës nga e majta.


30′ Bulatoviç dhe Daci përfshihen në një duel, teksa verilindorët pretendojnë për penallti pas një kontakti të mbrojtësit ndaj sulmuesit.


25′ Loja është e fokusuar në mesfushë, teksa të dyja ekipet po mundojnë që të krijojnë mundësi shënimi.

16’ Goditje dënimi interesante për shkodranët, Marku tenton portën por gjen përgjigjen e Tafas.

14’ Aksion i rrufeshëm i shkodranëve në krahun e djathtë, Gurishta provon portën por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

9’ Sërish Alivoda që tenton nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

6’ Rast i artë për Vllazninë për të kaluar në avantazh. Alivoda godet dy herë drejt portës, por Tafas bën mrekullinë dhe eviton golin

5’ Minuta të qeta në Kukës. Të dyja skuadrat po studiojnë kundërshtarin dhe nuk kanë arritur që të rrezikojnë portat respektive

Starton sfida!

LIVE LAÇI-PARTIZANI 1-0

Ujka 17'

KOMENTI LIVE:

90′ Arbitri i katërt, Dorjan Maletaj ka akorduar 4 minuta shtesë.

85′ “Demat” kryejnë dy zëvendësime ku largohen Atanaskoski dhe Cvetanovski për Buxhelajn dhe Menish, por mesa duket në një moment keqkuptimi Partizani e gjeti veten me 12 lojtarë në fushë.

78′ Goditje dënimi për kurbinasit, Spahiu me një gjuajtje-kros e dërgon topin në zonë, por Rexhepi ka bërë një ndërhyrje të saktë duke u mohuar golin e dytë Laçit.

65′ Laçi kryen lëvizjen e parë, largohet nga fusha e lojës Adeleke Akiniemi, në vendin e tij Albi Alla.

64′ Ëngjëll Hoti humbet rastin e artë të barazimit teksa godet bukur, por topi përfundon pranë traversës.


59′ Partizani kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Xhaferr Hodo për t’i bërë vend Matej Cvetanovskit.

57′ Goditje dënimi për Laçin! Ariel Borisjuk godet me të djathtën, por topi përfundon shumë larg portës.

51′ Përsëri Laçi që humbet një rast të artë shënimi me Adeleken , i cili vertikalizohet bukur nga Mazrekaj, por nuk godet dot me Rexhepin që e bën për vete topin.

49′ Kurbinasit e nisin furishëm, teksa Mazrekaj niset në kundërsulm, i jep një top Adelekes, i cili nuk e kontrollon mjaft mirë dhe pason për autorin e golit të takimit, Serxho Ujkës, teksa ka kalibruar të djatht1%n me portierin Bekim Rexhepi që ka grushtuar atë top.

46′ Nis pjesa e dytë! Laçi shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë.

37′ Insiston Partizani, teksa Hadroj godet portën nga një tentativë me kokë, por topi përfundon jashtë.

21’ Mundohet të reagojë Partizani me sulme të njëpasnjëshme drejt zonës së kurbinasve, të cilët janë kthyer mbrapa në administrimin e rezultatit.

24’ Atanaskoski tenton portën me një gjuajtje nga distanca në të majtën, por sfera përfundon në duart e Dajsinanit.

17’ GOOOOOOOOL Ujka realizon një gol të bukur nga një goditje dënimi dhe kalon në avantazh vendasit.


12’ Minuta më të mira për kryesuesit, që janë shfaqur rrezikshëm në portën e Dajsinanit me Skukën dhe Rrapajn në dy raste

10’ Kalojnë 10 minutat e para në Laç. Të dyja skuadrat luftojnë në kërkim të golit të avantazhit. Telushi ka marrë kartonin e parë të verdhë të sfidës, për një ndërhyrje të gabuar

1’ Starton sfida në Laç

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat Laçi kërkon një tjetër sukses përballë kryesuesve të Partizanit, që të ngjitet akoma më lart në renditje. Kryeqytetasit kërkojnë të reagojnë pas asaj humbje të thellë 3-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias.

Starton sfida!





Lajmet e fundit nga