Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para mediave për të folur rreth ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë në Pragë ndaj Çekisë. Tekniku ka bërë të qartë se ekipi është gati për këtë sfidë të rëndësishme për fatin e Grupit E.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe është e drejtë se janë 2-3 ditë për ne dhe kundërshtarët, Por gjërat janë kështu, punohet, është menaxhimi i grupit, i lojtarëve në nivel individual dhe padyshim video e shumë informacione të tjera në nivel grupi. Nuk ka shumë punë për të bërë brenda fushës, është më shumë jashtë. Jam padyshim i kënaqur që grupi është në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë dhe hyjnë në fushë. Motivimi është i bukur dhe i mirë, në këtë aspekt jam i kënaqur. Nesër është ndeshje e vështirë, e dinë të gjithë. Shumë lojtarë janë mësuar që të bëjnë një ndeshje të tillë të vështirë, por një përgjegjësi të tillë e kemi. Janë ndeshje që duhet të shfrytëzosh dhe mirë, janë të rëndësishme. Të gjithë duan ta luajnë këtë ndeshje dhe në këtë aspekt jam i lumtur.
Mungesa e Laçit? Ne ende nuk kemi vendosur pjesë të ndryshme të formacionit, jemi në rrugën e duhur dhe nuk mund të kthehemi mbrapa. Skuadra ka bërë një paraqitje të mirë në dy ndeshjet e fundit, ndjehemi mirë. Padyshim do të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët, nesër do të bëjmë një stërvitje të fundit në hotel, do të flasim dhe ata që janë 100% do të shkojmë në ndeshje. Është ndeshje në një nivel të lartë përqendrimi. Nëse ka diçka që i duhet kaluar lojtarëve është që duhet përqendrim i niveli i lartë. Kundërshtarët janë skuadër e mirë, kanë një trajner që është që nga viti 2018, ka shumë lojtarë të rëndësishëm, një ekip të mirë. Është një ndeshje e bukur dhe ne kemi shumë lojtarë të mirë për t’u përballur. Ne si skuadër kemi një mënyrë loje, një rrugë të nisur, kem bërë diçka të mirë deri tani. Duhet të ecim në rrugën e duhur, sipas meje është kjo. Ta shohim nesër.
Llogaritë për dy ndeshjet? Ne faktikisht jemi në gjysmë të rrugës. Kemi bërë 50% të rrugës. Me ndeshjen nesër kemi dhe 5 finale. Shumë shpejtë për të bërë llogaritë. Të marrim sa më shumë pikë. Llogaritë do t’i bëjmë në nëntor. Tani për mua është shumë e rëndësishme që të luajmë mirë, të bëjmë një paraqitje të mirë. mbase dhe mund të fitojmë, por kemi përballë një ekip me shumë eksperiencë. Edhe Shqipëria jonë nuk është më pak. Mendoj se jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.
Elementi plus për barazimin ose fitoren? Niveli i përqendrimit në një ndeshje si kjo do të jetë pak a shumë si ato e ndeshjeve më parë. Ajo që bën më pak gabime mund të marri më shumë nga kjo sfidë. Një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka. Luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin.
Unë që nga 31 korriku kam nisur të punoj, kur u ktheva nga pushimet. Që në shtëpi kam parë 7 ndeshje të Republikës Çeke, se puna e kombëtares është e gjatë. Një muaj e gjysmë për një ndeshje është e vështirë, është edhe monitorimi i lojtarëve. Ne kemi parë gjithçka. Ata kanë një trajner të fortë, një skuadër e organizuar shumë mirë, ecin me 100 në orë. Ai e ka nisur me skemën 4-2-3-1, pastaj me 4-3-3, pastaj me 3-4-1-2. Ai me Ishujt Faroe e ka ndryshuar formacionin, por kanë lojtarë të fortë. Janë një skuadër që ideja është ajo, me lojtarë shtatlartë, teknikisht mirë në linja, të fortë në krah, hyjnë në zonë me shumë lojtarë. Rreshtohet mirë edhe në nivel mbrojtës, nuk është e lehtë të gjesh hapësira. Kam parë shumë ndeshje të tyre, është pjesë e punës. Por të shohim, ne do të jemi aty.
Hera e fundit këtu me Arsenalin? Një kujtim i keq, se e humbëm atë ndeshje. Ishte një gol shumë i bukur. Kur humb ndeshjen, nuk është se të bëhet qejfi. Por qyteti është i bukur gjithmonë kënaqësi të vij këtu. Më kujtohet ajo ndeshje, ku ta gjejmë që të shohim një gol të Mario Mitajt si ai aty”, tha Silvinjo.
Berat Gjimshiti foli krah trajnerit Sylvinho në konferencë...
Koalicioni i qendrës së djathtë në Itali po mendon të kand...
Nga data 1-7 Korrik 2024 në Pogradec do të organizohen gar...
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës në kuadë...
Antonio Cassano vazhdon të japë deklarata bombastike duke ...
Shqipëria do të luajë nesër kundër Çekisë, sfidë e vlefshme ...
Ndeshjet e nesërme të Shqipërisë kundër Republikës Çeke dhe ...
Dështimi në misionin për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2...
Në shtëpinë zikaltër gjithçka po shkon në mënyrë perfekte ...
Kilian Mbape do të vazhdojë të jetë një lojtar i PSG-së të p...
Kampionati i nivelit maksimal dhe ai i divizionit të dytë në...
Laver Alla ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon p...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërmë ndaj Çekisë...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë në transfertë d...
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në ditën e dytë p...
Dita e sotme duket se është ditë rinovimesh te Skënderbeu. P...
Kohës së Horge Vildës në krye të ekipit të femrave, i ka ard...
Partizani e mbylli aventurën europiane në “play off”, teksa ...
Skënderbeu ka rinovuar kontratën e trajnerit Ivan Gvozdenovi...
Thomas Muller rikthehet te përfaqësuesja e Gjermanisë. Pas ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...