Sfida me Shqipërinë, presion te kombëtarja e Çekisë
Dështimi në misionin për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2...
Ndeshjet e nesërme të Shqipërisë kundër Republikës Çeke dhe Polonisë tri ditë më vonë, do të jenë vendimtare për fatin e kuqezinjve në grupin kualifikues të “Euro 2024” të kuqezinjve. Skuadra e Silvinjos do të përballet praktikisht me dy kandidatet favorite për të prerë biletën për në Gjermani verën e ardhshme.
Shqipëria nuk ka luajtur ende as gjysmën e ndeshjeve të kësaj fushate kualifikuese, por pas nisjes me humbje në transfertën polake, fitoret me Moldavinë 2-0 dhe Ishujt Faroe në transfertë, e vendosën skuadrën në pozicionin e dytë në Grupin E, me 6 pikë pas tri ndeshjesh, vetëm -1 pikë nga Çekia kryesuese dhe +3 nga Levandovski me shokë. Është një pozicion që kushdo do të kishte firmosur në fillim të këtyre kualifikueseve. Por testi i vërtetë do të jenë dy ndeshjet e radhës. Shqipëria do të ketë luksin minimalisht për të mos u mundur ndaj dy ekipeve që i kërcënojnë këtë pozicion aktualisht dhe të shoh më tej më e qetë drejt së ardhmes.
Një fitore në Pragë nesër, rezultat për të cilin Silvinjo ka premtuar se ka udhëtuar drejt Çekisë, do t’i katapultonte kuqezinjtë në krye me 9 pikë, ndërsa Polonia me shumë mundësi do t’u bashkohej çekëve në vend të dytë, duke parë sfidën e lehtë në letër në Varshavë përballë Ishujve Faroe. Nëse ndodh mrekullia në “Fortuna Arena”, kuqezinjtë vijnë në Tiranë të dielën me euforinë për të mos e ndërprerë këtu kapitullin e misionit të tyre, ndërsa një tjetër rezultat maksimal ndaj polakëve, mund të thuhet se e mbyll këtu historinë e kualifikimit në finalet e Europianit. Një Shqipëri me 12 pikë pas 5 ndeshjesh dhe e para e grupit, e vendos skuadrën në pozicion shumë komod, madje edhe për mbrojtje rezultati në tri sfidat e radhës: presim Çekinë në 12 tetor dhe duke mos humbur kualifikohemi automatikisht pavarësisht rezultateve të rivalëve, shkojmë në Moldavi në 17 nëntor dhe presim Ishujt Faroe në Tiranë më 20 nëntor.
Por Shqipëria nuk është e dëshpëruar për të kërkuar me çdo kusht fitoret në dy sfidat e radhës: një situatë ideale do të ishte edhe një barazim dhe një fitore në këto dy ndeshje të radhës, që përkthehen në 4 pikë dhe sërish një situatë që mund t’i gjejë tanët me shumë mundësi të parët pas këtij raundi kualifikuesesh.
Kryqëzimi i tretë më i mirë i mundshëm i rezultateve është që Shqipëria vetëm të mos humbasë në këto dy ndeshje: pra të marrë 2 pikë dhe të mos lejojë shkëputjen e Çekisë, apo afrimin apo kapërcimin e polakëve, për ta tentuar kualifikimin më vonë. Në këtë rast, rivalët do të ishin aty, me të njëjtin hap, por në këtë rast do ishim të dënuar të mos humbnim ndaj Çekisë në Tiranë dhe sulmuar për maksimumin ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, dy rivalë që i kemi mundur deri tani, por që duhet t’u marrim në rastin më të mirë 4 pikë, ose në më të keqin dy. Por këto janë vetëm llogari me laps e me letër dhe fusha është një tjetër histori. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është vetëm Çekia dhe marrja e maksimumit në një ndeshje që duhet konsideruar si finale. Vetëm duke i marrë ato njëra pas tjetrës, ëndrra gjermane do të mbetet gjallë…
Dështimi në misionin për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2...
Në shtëpinë zikaltër gjithçka po shkon në mënyrë perfekte ...
Kilian Mbape do të vazhdojë të jetë një lojtar i PSG-së të p...
Kampionati i nivelit maksimal dhe ai i divizionit të dytë në...
Laver Alla ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon p...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërmë ndaj Çekisë...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë në transfertë d...
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në ditën e dytë p...
Dita e sotme duket se është ditë rinovimesh te Skënderbeu. P...
Kohës së Horge Vildës në krye të ekipit të femrave, i ka ard...
Partizani e mbylli aventurën europiane në “play off”, teksa ...
Skënderbeu ka rinovuar kontratën e trajnerit Ivan Gvozdenovi...
Thomas Muller rikthehet te përfaqësuesja e Gjermanisë. Pas ...
Sulmuesi i Manchester United, Antony Matheus dos Santos, ësh...
Luis Van Gal ende nuk e ka përtypur eliminimin e Holandës në...
Dritan Mehmeti bëri të mundur rikthimin e Dinamos në Superio...
Simone Inzaghi do të vazhdojë të jetë në krye të Interit. Tr...
Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika S...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë në transfertë d...
Skënderbeu u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pas ve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...