Protesta e 29-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në shesh
Këtë të diel po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 29-të...
Këtë të diel po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 29-të...

Shtatori është muaji i emocioneve të mëdha, pasi në fushë do të zbresin sërish kuqezinjtë. Ky muaj do të jetë tejet impenjativ për ekipet Kombëtare, teksa në kalendar janë 9 ndeshje, disa zyrtare e të tjera miqësore.
Pas një sezoni të mbushur me emocione të mëdha që kulmoi me pjesëmarrjen e Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, Kombëtarja është gati për rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena” në Çeki. Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, që synon maksimumin në Ligën e Kampioneve.
Më 6 shtator në fushë do të zbresë edhe Shqipëria U-21. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të luajë në transfertë ndaj Zvicrës U-21, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Stade de la Tuliere”, në orën 19:30.
Shqipëria U-19 ka në program dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë U-19 në datat 6 dhe 8 shtator. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të masin forcat përballë bashkëmoshatarëve të përfaqësueses së Turqisë për të testuar dhe kolauduar skuadrën me fokus eliminatoret e muajit nëntor ku do të përballen me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në Turqi. Ndeshja e parë e kuqezinjve është programuar të luhet më 6 shtator në orën 16:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar të luhet dy ditë më vonë, më 8 shtator po në orën 16:00.
Edhe Shqipëria U-17 ka në program dy ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut në datat 4 dhe 6 shtator. Kjo do të jetë edhe prova e parë për trajnerin e ri të përfaqësueses U-17, Andrea Tedesko përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë, ku kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe. Ndeshja e parë miqësore është programuar të luhet më 4 shtator në stadiumin e Vorës, në orën 16:30, ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri – Luksemburg, do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 6 shtator në orën 10:00.
Dy ndeshje miqësore në program ka edhe Kombëtarja U-15, që në datat 24 dhe 26 shtator do të përballet me Malin e Zi. Ndeshja e parë do të luhet në Podgoricë, ndërsa takimi i dytë në Shkodër në stadiumin “Reshit Rusi”. Teste mjaft të vlefshme për skuadrën që drejtohet nga trajneri Armand Dama për të testuar e vëzhguar lojtarë të rinj.
Gjithashtu, në fundin e muajit shtator do të startojë turneu “UEFA Development” U-15 për vajza, që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë turne veç ekipit tonë Kombëtar do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Maqedonia e Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor.
Edhe ekipet U-13, U-14 dhe U-16, do të zhvillojnë grumbullime ditore dhe stërvitje në “Shtëpinë e Futbollit”. Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe ekipet U-15, U-17 dhe U-19 për vajza, që do të zhvillojnë seanca stërvitore ditore nën drejtimin e trajnereve kuqezi. Gjithçka bëhet për të vëzhguar nga afër formën e futbollisteve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kompeticionet europiane për këto grupmosha.
Luigi Di Biagio, është trajneri i ri i Arabisë Saudite U-2...
Çudirat shqiptare në futboll, duket se nuk do të përfundoj...
Fitorja e Barcelonës me shifrat e thella 7-0 ndaj Valladol...
Shqipëria U-19 do të luajë dy takime miqësore ndaj Turqisë...
Milani vazhdon të zhgënjejë në kampionat, teksa këtë herë ...
Skënderbeu dhe Partizani, regjistruan fitore, në ndeshjet ...
Duke nisur nga ora 20:00, do të luhen dy ndeshje të Superl...
Armando Broja, siguroi transferimin tek Evertoni, në orët ...
Pesë ndeshjet e javës së dytë në Bundesligë, rezervuan plo...
Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna përgatitjet për dy nde...
Një episod i regjistruar në sfidën e Premier League, mes A...
Arsenali barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Brighton, në ndeshjen ...
Liridon Latifi është lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetov...
Armando Broja është zyrtarisht një lojtar i Everton në Pre...
Interi duket në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim se...
Trajneri Giovanni Colella i ka dhënë fund papunësisë. Ital...
Nedim Bajrami e ka mbyllur aventurën te Sassuolo dhe do të...
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet në lidhje me n...
Taulant Seferi, pritet t’i bashkohet lojtarëve të shumta s...
Luis Hasa ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori me ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...