Diego Longo e nis në “sulm”: Do të shkojmë në Superiore, nëse nuk ka presion...
Diego Longo është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme para m...

Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave: Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë zbuluar fanellat e reja (uniforma e parë, e dytë dhe e tretë), që do të shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.
Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. I fortë dhe i qartë mesazhi në mbështetje të mjedisit: uniformat janë realizuar tërësisht nga “Eco Fabric”, një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar kështu filozofinë e gjelbër të FSHF-së dhe Macron.
Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tri kopsa. Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë. Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF-së, logon Macron ku shkruhet “Designed in Bologna” për të vërtetuar dhe nxjerrë në pah se si çdo veshje është konceptuar, dizajnuar dhe zhvilluar në selinë qendrore të kompanisë në Bolonjë. Në pjesën e përparme dhe te supet fanellat karakterizohen nga një grafikë gjeometrike, brenda së cilës bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore. Në anën e djathtë të gjoksit, e stampuar me material silikon, logoja e Macron, në të majtë logoja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në pjesën e pasme të qafës, në kornizën e jashtme, është qëndisur “ALBANIA” në ngjyrë të bardhë. Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit. Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

Fanella e dytë për ndeshjet në transfertë është me ngjyrë të bardhë me jakë polo të zezë me vijë të hollë të kuqe, një kombinim kromatik që e gjejmë në skajet e mëngëve dhe në brezin vertikal në të dyja anët. Paraqitja grafike është identike me fanellën e ndeshjeve në shtëpi me grafikë gjeometrike dhe dizajnin e shqiponjës me dy koka në pjesën e përparme. Gjithashtu në këtë rast ka shkrimin “Ti Shqipëri, më jep nder” në shiritin e brendshëm në pjesën e poshtme të fanellës dhe shkrimin “ALBANIA” me ngjyrë të zezë në pjesën e pasme të qafës. Pantallonat e shkurtra janë të bardha me një kordon dhe shirita anësore në ngjyrë të zezë, ndërsa çorapet e bardha kanë një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

Së fundmi, fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe në jakën me formë polo, në skajet e mëngëve dhe në vijën e hollë vertikale të kuqe anësore. Në gjoks logoja e FSHF është me silikon të kuq, ashtu si edhe logoja e Macron. Në pjesën e përparme dhe në mëngë përsëriten grafika gjeometrike dhe në qendër bie në sy dizajni i shqiponjës, simbol i Kombëtares shqiptare. Pantallonat e shkurtra të zeza kanë një vijë të kuqe e të hollë vertikale anash, një vijë të kuqe që e gjejmë në skajin e sipërm të çorapeve gjithmonë të zeza.

Të gjitha fanellat janë të përshtatura në përmasat Slim Fit. Materiali kryesor me të cilën janë të përbëra është Eco-Softlock dhe prania e pjesshme e materialit Eco-Mesh i bëjnë veshjet veçanërisht të lehta dhe me ajrosje perfekte.
Diego Longo është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme para m...
Klaus Gjasula u paraqit sot në konferencën për shtyp përpara...
Përpara sfidës me Poloninë, mesfushori i Kombëtares shqiptar...
Sfida e së hënës midis Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë d...
Shkodra ka marrë një lajm të trishtë. Pasditen e djeshme ësh...
Serzh Gnabri nuk po përjeton sezon pozitiv me ngjyrat e Ba...
Lionel Mesi ka arritur shifrën magjike të 800 golave në karr...
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet edhe ditën e djes...
Partizani këtë sezon kërkon dëshpërimisht titullin kampion...
Julian Nagelsman nuk do të jetë më trajneri i Bajernit të ...
Europiani “Gjermani 2024” luan ditën e dytë të fushatës kual...
Lajmi i bujshëm i shkarkimi të Naglesman, bëri një bujë të...
Stiven Shpendi është kthyer në një nga lojtarët e rinj më të...
Anglia ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 në Napoli,...
Në 25 mars, do të luhet ndeshja mes Bjellorusisë dhe Zvicrës...
Mungon vetëm zyrtarizimi. Tomas Tuhel duket se do të jetë ...
Tërmet te Bajerni i Mynihut, klubi prestigjioz gjerman po ...
Kombetarja e Shqiperise po vijon pergatitjet ne Tirane ne ku...
EURO 2024 ka nisur sot me ndeshjen e Grupit H mes Kazakist...
“Nuk jam unë që i ndjek rekordet, janë ato që më ndjekin m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...