Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, legjenda e futbollit botëror mbërriti rreth orës 11:00 në Tiranë dhe më pas vizitoi ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu, dhe Anëtari i KE-së, Envi Hicka, kreu i Federatës Ukrainase pati mundësinë të njihte më nga afër historinë dhe arritjet e futbollit shqiptar ndër vite.
Gjatë vizitës, Andriy Shevchenko inspektoi qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, terrenet e “Shtëpisë së Futbollit”, muzeun dhe ambientet e administratës së FSHF-së.
Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të futbollit, ndanë eksperienca dhe diskutuan për projekte të ndryshme dhe investime infrastrukturore.
Në një prononcim për fshf.org, Andriy Shevchenko shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë dhe falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për ftesën dhe mikpritjen. Ai vlerësoi zhvillimin e futbollit në Shqipëri dhe ndikimin e tij në rritjen e vendit.
“Faleminderit, jam shumë i kënaqur që jam këtu, dua të falënderoj Presidentin Armand Duka, një mik, për këtë mundësi të bukur dhe për mikpritjen. Jam shumë i impresionuar nga puna që është bërë. Vij në Shqipëri prej shumë kohësh dhe shoh vendin që po rritet shumë. I gjithë vendi po rritet, por besoj se zhvillimi më i madh vjen edhe nga futbolli, që po rritet shumë”, – u shpreh fillimisht Shevchenko, i cili më tej vlerësoi infrastrukturën sportive të FSHF-së.
“Kjo qendër sportive e bukur, me zyra, fusha stërvitjeje me strukturat e përshtatura për të pritur skuadrat e nivelit të lartë, duke i dhënë atyre të gjitha mundësitë për t’u përgatitur më mirë për stërvitje. Kam vizituar shumë qendra sportive dhe jam i impresionuar sepse organizimi dhe ideja e të ndërtuarit të një projekti të rëndësishëm, një projekt që mbi të gjitha është i përshtatur për të gjithë ata që bëjnë pjesë në Federatë, sepse shohim futbollin e vajzave dhe të djemve, strukturat e duhura për të mirëpritur evente, shoh struktura të përshtatshme për evente futbollistike, për fëmijë, për të rritur, e mbi të gjitha për skuadrat kombëtare. Qendra ka gjithashtu një muze shumë të bukur, ishte shumë interesante, mësova sot shumë gjëra që nuk i dija”, – tha Shevchenko.
Në fund të prononcimit, ai i uroi sukses futbollit shqiptar, FSHF-së dhe ekipit Kombëtar në kualifikueset e Kupës së Botës.
“I uroj futbollit tuaj, të gjithëve ju, të vazhdoni këtë rrugë në ngjitje, të kualifikoheni për diçka të rëndësishme. E di që keni një grup të vështirë, por futbolli luhet i barabartë kur nis ndeshja, ndaj është e rëndësishme të keni besim”, – përfundoi Shevchenko.
Më pas, Shevchenko u prit nga Presidenti Duka, dhe së bashku po ndjekin në stadiumin “Niko Dovana” ndeshjen e UEFA Nations League për vajza mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
30 minutat e para, kanë rezultuar të çmendura në dy ndeshj...
Vllaznia ka kaluar në avantazh ndaj Elbasanit, në sfidën e...
Lajmet e fundit nga Anglia kanë sjellë optimizëm për Arman...
Shqipëria U-19 për vajza triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj A...
Pas katër barazimeve radhazi, Dinamo u rikthye te fitorja ...
Partizani ka pësuar ndryshime të shumta në merkaton e dimr...
Skënderbeu do të presë në shtëpi Egnatian, në një sfidë ku...
Skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/16-ve në Conference L...
Shorti i Europa League për fazën e 1/16-ve ka rezervuar pë...
Përveç shortit për fazën e 1/8-ave, skuadrat në Champions ...
Skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampi...
Pasi u zbuluan 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën me ...
Roma u kualifikua për në fazën e 1/16-ve në Europa League....
Pasi u zbuluan 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën me ...
Armando Dobra po kalon një sezon të shkëlqyer në Angli, at...
Nuk kanë fund telashet për Tiranën. Skuadra bardheblu ësht...
Kombëtarja U-19 e vajzave ka përfunduar sot përgatitjet pë...
Këtë të enjte në Itali ka bërë bujë lajmi i “La Repubblica...
Trajneri i Partizanit, foli në prag të sfidës me Bylis në ...
Gjykata e Lartë e Spanjës ka shpallur fajtor për sulm seks...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...