Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Taulant Seferi drejt Ukrainës, te Vorksla Poltava, aty ku gjen dhe Ennur Totre. Transferimi i bomberit përtej interesit për një operacion prej qindra mijëra dollarësh në pagesë kartoni e pagë për lojtarin, ngjall kërshëri edhe për faktin se sulmuesi transferohet në Ukrainë, një vend në luftë, por ku gjithsesi do të luhet futboll, me kampionatin që nis këtë të martë. Por si do të luhet?
Të flasësh për normalitet për momentin në Ukrainë është e tepërt, pasi është në zhvillim e sipër një luftë që vret dhe ndërpret ëndrra. E megjithatë njerëzit kërkojnë të ecin përpara, dhe kështu bën dhe futbolli ukrainas, që nga e marta i jep startin sezonit të ri. Do të luhet me porta të mbylllura, natyrshëm, për të evituar që stadiumet të kthehen në shënjestra të lehta për rusët, dhe me sirenat e alarmeve ajrore të gatshme për të rënë. Nëse dicka e tillë ndodh, lojtarët në fushë do të vrapojnë drejt dhomave të zhveshjes, ose më mirë në bunkeret që janë ndërtuar enkas pranë dhomave të zhveshjes, nëse ka bombardime.
Nuk ishin të shumtë ata që kishin dëgjuar para pushtimit të Putin për Zaporixhian, Kharkivin, maksimumi njihnion Kievin apo Odesën. Të gjithë emra që tani dëgjohen rëndom në edicionet informative, bashkë me imazhet tronditëse të atyre vend luftimeve.
Që nga kjo e martë në fushat e blerta futbolli do të kërkojë të dhurojë 90 minuta nga normaliteti i dikurshëm. Do të luhet në kryeqytet, ku Shakhtar Donetsk do të presë Metalist 1925. Por do të luhet edhe në Chornomorets Stadium të Odesës, dhe mbi të gjitha në Slavutych Arena të Zaporizhias, ku është trasnferuar skuadra e Zorya Luhansk pasi u arratis nga Donbasi që është në dorë të rusëve. Nga ana tjetër e lumit Dnjepër, pak më shumjë se 120 km larg me makinë, por shumë më pak në vijë ajrore, është centrali bërthamor që këto ditë po bën të dridhet botën.
Ndeshja e fundit e kampionatit ukrainas është luajtur në dhjetor, para pauzës klasike të dimrit prej 3 muajsh. Në krye ishte Shaktar me 47 pikë në 18 ndeshje, 2 më shumë se Dinamo e Kievit. Në shkurt nisi “operacioni ushtarak” i Putinit. Natyrisht që më pas sezoni nuk rinisi. Provon ta bëjë tani dicka të tillë futbolli ukrainas, edhe pse me masat e duhura. Do të ketë prezencë të forcave ushtarake në stadiume dhe ndeshjet do të ndërpritet në rast se dëgjohen sirenat e alarmit ajror.
“Rinisim në 23 gusht, – deklaroi ministri ukrainas i sportit Vadym Guttsait,, dhe jo rastësisht, në Ukrainë është Dita Kombetare e Flamurit. Është shumë e rëndësishme të rinisim të luajmë futboll, të bëjmë tifo, të garojmë, të fitojmë. Progresi i sportit ukrainas nuk mund të ndalet”.
Gjithsesi, në nisjen e kampionatit me 16 skuadra do të mungojnë 2 klube në apel. Mariupol Fc dhe Desna Chernihiv kanë lajmëruar se nuk do të bëjnë pjesë në kampionat. Chernihiv ndodhet dy hapa nga kufiri bjellorus, zonë e martirizuar nga bombardimet ruse që kontrollojnë prej kohësh Mariupolin, që është përkufizuar nga OKB si “Vendi me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë në Ukrainë”.
Ndërkohë, ka dhe nga ata që ankohen pasi solidariteti i kohëve të para është fshirë nga paraja që komandon. Pikërisht sot "New York Times", publikon një artikull në të cilin Parkin, drejtor i përgjithshëm i Shakhtar, tregon se si, pasi arriti një akord me Lionin dhe Fullham për transferimin e Tete dhe Manor Solomon, për një total prej rreth 25 milionë eurosh, shumë jetike për një klub ukrainas në këto momente, FIFA i “preu krahët”, duke zgjatur rregullin që parashikon transferimin e lirë nga një klub ukrainas i lojtarëve të huaj, që u vendos fillimisht në fillim të luftës dhe tani vlen edhe për gjithë sezonin 2022-2023. Cka do të thotë se teknikisht, Seferi apo Totre, pavarësisht kontratave të freskëta që nënshkruajnë, sipas rregullores mund të jenë të lirë të largohen nga Ukraina edhe gjatë sezonit në vazhdim.
Atalanta ka barazuar ndaj Milanit me shifrat 1-1. Në f...
Shqetësim te skuadra e Skënderbeut mbetet zgjidhja që ...
Kukësi e nisi me një barazim aventurën e këtij sezoni ...
Arsenali vazhdon të marshojë më ritëm kampioni në këtë...
Robert Levandovski ishte protagonisti kryesor i fitore...
Kampionia e Shqipërisë për femra, Vllaznia, ka debutuar me s...
Kasemiro është përshëndetur me ekipin e Real Madridit....
Sezoni ka nisur, por merkatoja do edhe nëntë ditë për ...
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Bergamo p...
Robert Levandovski pati një ditëlindje të paharrueshme dje, ...
Quhet Elina Xhengo, e lindur dhe e rritur nga prindër ...
Atletja shqiptare, Luiza Gega, pak ditë më parë u shpa...
Luiza Gega bëri krenarë të gjithë shqiptarët me medalj...
Tirana shet Taulant Seferin. Sulmuesi nga Kumanova u j...
Erzeni e nisi kampionatin me një fitore kundër Vllaznisë, ...
Mosha është vetëm një numër dhe rasti i César Canedas është ...
Aldo Teqja duket se nuk është në preferencat e trajner...
Georginio Wijnaldum ishte një nga afrimet e bujshme te...
Skuadra e njohur e Duisburgut ka arritur të fitojë dit...
Como është një nga skuadrat më aktive në merkato, në S...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...