Fubollisti i Kombëtares shqiptare, pranë transferimit te Panathinaikos
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj, po bëhet...

Kampionatin nuk e kanë nisur fort mirë, por në Korçë janë të bindur se ky sezon do të jetë i vulosur nën markën “Skënderbeu”.
Një gjë të tillë e thotë portieri Shkëlzen Ruçi, i cili bëri heroin në ndeshjen e fundit kundër Dinamos. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 30- vjeçari vlerëson maksimalisht kundërshtarët në një kampionat, që sipas tij do të jetë më i fortë dhe më i luftuar se vetë Superiorja.
Por nga ana tjetër, nuk ka pikën e dyshimit se bardhekuqtë do të jenë ekipi që në fund do të vendosë duart te titulli kampion dhe të sigurojë ngjitjen direkt në elitën e futbollit.
Një sezon i ri dhe në një tjetër kategori. Çfarë impakti ju ka dhënë në këto ndeshje të para?
Të jem i sinqertë, e njoh këtë kategori. Kam luajtur para shumë vitesh, në fillimet e karrierës sime me Elbasanin. Nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë sezon që ka shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar. Sigurisht që nuk ka vëmendjen e Superiores dhe kualitetin e saj maksimal, por këtë rikthim e gjej ndryshe. Jo vetëm për formatin, por edhe prej pjesëmarrësve.
Vetëm dy pikë në dy javë. Ju mërzit ky start?
Natyrisht, mund dhe duhej të bënim më mirë. Por është vetëm fillimi i sezonit. Ekipi vjen nga një fazë përgatitore intensive dhe kjo kërkon kohën e saj. Nga ana tjetër, ekipet me të cilat jemi përballur nuk janë të lehta për t’u kaluar, do t’u hapin probleme edhe rivalëve të tjerë. Një start i tillë nuk na kënaq, pasi ambiciet tona janë maksimale. Por, nuk mund ta trajtojmë si dramë. Rezultatet do të vijnë.
Çfarë i ka munguar Skënderbeut në këto 180 minuta?
Nuk do të thosha se Skënderbeut i ka munguar diçka. Thelbi i lojës dhe filozofia e trajnerit është implementuar dhe e kemi kuptuar mjaft qartë se çfarë mentaliteti duhet të kemi në fushë. Presim që ekipi të arrijë formën maksimale në mënyrë që edhe komandat në sulm të funksionojnë më mirë. Lojtarët e këtij reparti duan më tepër kohë se të tjerët për t’u lidhur me njëri-tjetrin, pasi nuk kanë shumë që punojnë bashkë.
Dy transferta në dy javët e ardhshme. Ia del Skënderbeu?
Skënderbeu e ka të qartë synimin final. Për të arritur atje, çdo ndeshje trajtohet si me e rëndësishmja. Në fund pikët vlejnë njëlloj, pavarësisht kundër kujt fitove. Nuk ka diferenca për ndeshjet në Korçë me ato në transfertë. Impenjimi është kurdoherë serioz, edhe pse është ndryshe të luash pa përkrahjen e publikut, i cili në Korçë është ndryshe nga qytetet e tjera. Por u detyrohemi t’ua kthejmë respektin dhe mbështetjen edhe kur luajmë në transfertë.
A është i arritshëm objektivi final dhe kë shihni si rival kryesor?
Duket klishe nëse them se të gjitha ekipet janë të forta dhe luajnë seriozisht shanset e tyre. E përsëris, kjo kategori është forcuar shumë. Në të militojnë ekipe të nivelit të lartë që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar ndër vite. Thuajse të gjitha ekipet kanë bërë merkato serioze.
Infrastruktura dhe profesionalizmi janë në tjetër nivel, krahasuar me vitet e shkuara. Do të shihni një garë shumë interesante këtë edicion. Mbase më emocionuese se Superiorja. Gjithsesi, në fund është Skënderbeu ekipi që do të kolaudojë me trofe. Ky qytet meriton vetëm respekt dhe dinjitet. Do të përpiqemi të justifikojmë besimin e presidencës dhe suportin e sportdashësve.
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj, po bëhet...
Një lajm i keq ka ardhur për Simone Inzagin tri ditë p...
Roger Federer ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti, pas ...
Tirana ende nuk është në formën më të mirë, megjithatë kjo...
Franca ka zyrtarizuar listën e lojtarëve në prag të dy sfi...
Shqipëria do të nisë javën e ardhshme, përgatitjet për...
Çesk Fabregas surprizoi jo pak me zgjedhjen e tij këtë...
Edhe pse në vitet e fundit portierët kanë nisur të përmirë...
Shoqata e Arbitrave Italianë duket se e ka marrë personale...
Arabia Saudite ka bërë një superofertë për organizimin...
Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, ka folur ditën...
Bournemouth mund të ndryshojë shumë shpejt pronar, pasi Ma...
Futbollisti Mariano Ondo, lojtar i Guinesë Ekuatoriale...
Kupa e Shqipërisë për edicionin e 71-të do të ngrejë s...
Situata te Juventusi nuk është aspak e qetë pas humbje...
Skënderbeu e pëson që në javën e dytë, mbetet pa trajn...
Tirana do të ndeshet në javën e pestë të Superiores pë...
PSG mposhti 1-3 Maccabin në Izrael falë bashkëpunimit ...
Trajneri i ri i Kukësit, Enkeleid Dobi, nuk kërkon të humbë ...
Dje Partizani u përball me disa lajme të mira, pasi nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...