“Ta marrim një fitore për 2022”! Hysaj e thotë hapur për individët e Shqipërisë: Është Lionel Mesi dhe nuk ka fituar një Botëror
Pas miqësores së humbur me Italinë, Shqipëria do të kthehe...

Edy Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Armenisë. Trajneri i Shqipërisë ka analizuar ekipin kuqezi dhe shprehet optimist se nesër do të jepet maksimumi për të marrë vetëm fitoren.
Një çështje delikate është pankina e Kombëtares, për të cilën ende nuk është mësuar nëse Reja do të qëndrojë ose jo. Në fjalën e tij para gazetarëve trajneri Edy Reja u shpreh:
“Sa i përket të ardhmes time, ne kemi folur shpesh. Por, nëse duhet të flasim për rritjen. E vërteta është se Shqipëria ka pasur rritje muaji pas muaji. Sa i përket kontratës, është diçka që gjykon tjetër kush. Për skuadrën kemi bërë mirë në kaq kohë sa kemi punuar bashkë. Rezultatet nuk kanë qenë fort të mira, realisht. Mund të përmendim ndeshjen me Izraelin. Duhet të kishim marrë më shumë pikë. Ne jemi penalizuar me episode të ndryshme të këtyre ndeshjeve. Mos të ishte për minutat shtesë, mund të kishim më shumë pikë. Më vjen shumë keq për këtë sepse kemi humbur pikë, më vjen keq për pikët. Në aspektin personal, unë dua të vazhdoj, por nuk jam unë ai që vendos për këtë marrëdhënie. Kampionati shqiptar ka elementë që janë vërtetë të vlefshëm dhe po mundohemi t’i ingranojmë.
Gabimet? Nëse lojtarët e ndjenjë fanelën, tejkalohen aftësitë teknike. E kemi thënë gjithmonë që duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, ndoshta është çështje mentaliteti. Mendoj se jemi përmirësuar. E pamë dhe me Italinë. Prap na ndodhi. Më duket pak e çuditshme. I dimë mirë pikat e dobëta. Episodet bënë diferencën. Me Italinë kemi krijuar aq shumë raste për gol, por nuk shënuam. Edhe në aspektin mbrojtës treguam dobësi. Po flisnim pak me Hysajn për Imobilen, është lojtar që futet në zonë dhe shënon. Nëse do të kishim një lojtar të tillë, do të ishte shumë e lehtë për ne. Është bërë një punë e mirë. Do të ishte e rëndësishme paraqitja e lojtarëve ndaj Italisë. Kemi bërë një lojë të mirë dhe jemi kompetitiv. Treguam që jemi një grup i mirë.
Lojtarë të tjerë? Normalisht në të ardhmen duhet të bëj disa zgjedhje definitive. Është dhe çështje brezi. Disa lojtarë duhet të largohen gradualisht. Kemi 40 lojtarë që i vëzhgojmë prej 2 viteve. Synimi ynë është arritja e EURO 2024. Po shohim lojtarë të rinj, është proçes i vështirë për të krijuar grupin e duhur. Koha në dispozicion është e pakët, pra në mars. Duhet punuar duke vlerësuar gjithë lojtarët e rinj. Futbollistët që duhet të vijnë, të vijnë me bindjen për të ndjerë fanelën. Unë do të jem i vendosur për të bërë zgjedhje definitive në këtë drejtim.
Armenia? Fiks bëhen 1 vit e 3 ditë nga fitorja e fundit me Shqipërinë. Më vjen keq se nuk jam mësuar me rezultate të tilla. Armenia është e rëndësishme. Dua të provoj sa më shumë lojtarë të rinj. Nuk dua të krijoj pritshmëri sa i përket rezultateve. Janë 3-4 lojtarë nga kampionati shqiptar dhe pres të bëjnë mirë në këtë takim. Është një ndeshje që vlejnë pikët dhe paraqet një rëndësi të madhe për ne.
1 vit e 3 ditë pa fitore? Sigurisht që unë e kisha programuar dhe më parë që do të provoj lojtarë të rinj. Disa lojtarë me Italinë s’ishin mirë në aspektin fizik. Deri nesër në mëngjes do të bëj vlerësimet e mia. Për shembull Kumbulla që do të shihet nëse do të luajë. Sa i përket të rinjve, Hadroji dhe Gurishta mund ta nisë nga fillimi. Muçi dhe Skuka do të luajnë për herë të parë nga minuta e parë. Jam i bindur që do të bëjnë një paraqitje të mirë. Emocionet bëjnë të veten. Janë futbollistë që kanë treguar se janë shumë të mirë. Në kohët e sotme të gjithë të rinjtë janë të bindur se janë të fortë dhe kanë të drejtë të luajnë e të jenë titullarë. Por, në fakt duhet shumë durim dhe punë. Kur të vijnë në Kombëtare të jenë të bindur që ta ndjenjë peshën e fanelës. Të rinjtë e sotëm i duan gjithçka shpejt. Kjo është e gabuar. Në kombëtare s’ke kohë të bësh eksperimente. Ata që do të ftohen, ata që vijnë pa dëshirë nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares.
Ndeshja e fundit? Sigurisht në këtë drejtim e ndjej si të veçantë dhe emocionuese. Nëse nuk do të jem trajner i Shqipërisë, jam i dashuruar me këtë vend. Kam parë Sarandën, Gjirokastrën. Janë qytete të mrekullueshme. Këtu s’janë vetëm plazhet, por edhe natyra është shumë e bukur. Unë do të kthehem këtu, edhe për të parë edhe ndonjë ndeshje. Ka shumë njerëz që më duan dhe më respektojnë. Do të doja të vizitoja dhe Krujën. Kam lexuar edhe disa libra për të njohur pak më shumë libra. E di që shqiptari bezdiset kur i fluturon dhe një mizë afër. Karakterin e luftës me Turqinë do të doja ta tregonin dhe me Kombëtaren në fushë”, tha ai.
Ndeshja Shqipëri – Armeni është programuar të luhet nesër në orën 17:30, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Pas miqësores së humbur me Italinë, Shqipëria do të kthehe...
Ku do të kalojë Armando Broja? Shumë diskutime ka për sulm...
Tirana duhet të mendohet mirë dhe duhet të shpej tojë për ...
Xhuliano Skuka u aktivizua ndaj Italisë 6 minutat e fundit...
Polonia po kalon një moment të vështirë në aspektin politi...
Ditën e dielë do të nisë zyrtarisht kampionati botëror “Ka...
Katar 2022 është shumë i veçantë, jo vetëm për faktin që z...
Rezultatet negative të siguruara në javët e fundit në ...
Një gafë e pafalshme i ka ndodhur kombëtares së Holandës! E...
Duke qenë se flitet që kjo do të jetë ndeshja e fundit e Edi...
Tifozët latinë janë më të zjarrtët! Botërori Katar 2022 fi...
Vetëm dy ditë na ndajnë nga nisja e kampionatit botëror “Kat...
Kristiano Ronaldo dhe Mançester Junajtid janë në krisje to...
Ndërkohë që vendasit e Katarit dhe Arabia Saudite janë dy ...
Dëmtime tek Argjentina. Trajneri Lionel Scaloni humbi shër...
Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqipt...
Ramazan Ndreu mund të jetë trajneri i ri i Laçit. Panorama ...
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pak ditë para debu...
Xhuliano Skuka u aktivizua ndaj Italisë 6 minutat e fundit...
FA e ka mohuar, por në Angli janë të shumtë ata që besojnë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...