web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rashica nuk ndalet, Shqipëria U-21 në avantazh të dyfishtë

18 Nëntor 2024, 14:25, Sport CNA

Rashica nuk ndalet, Shqipëria U-21 në avantazh të dyfishtë

Shqipëria U-21 ka kaluar në avantazh ndaj Moldavisë, në miqësoren që po luhet në stadiumin e Vorës.

Në minutën e 16-të, ishte Ermir Rashica që zhbllokoi takimin. Pas një aksioni të gjatë dhe spektakolar, sulmuesi i Skënderbeut shfrytëzoi pasimin e marrë në zonë nga Gudjufi dhe e ndali topin në rrjetë.

Në minutën e 55-të, Ismali dyfishoi shifrat në 2-0 për kuqezinjtë.

Kjo është miqësorja e dytë për kuqezinjtë ndaj moldavëve, pas barazimit 1-1 pak ditë më parë, aty ku goli i vetëm për shqiptarët u shënua nga Rashica me penallti.





Lajmet e fundit nga