web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miqësorja/ Shqipëria U-17 mposhtet me rezultatin e thellë nga Polonia

18 Nëntor 2024, 13:45, Sport CNA

Miqësorja/ Shqipëria U-17 mposhtet me rezultatin e thellë nga

Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Polonisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin 4-0.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Polonia zhbllokoi rezultatin me Jakub Kaczowka në të 55-ën. Polakët shënuan të dytin me Eryk Sledzinski, ndërsa golin e tretë e realizoi Jakub Falkiewicz. Në fundin e takimit shënoi sërish Eryk Sledzinski.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-17 dhe Polonisë U-17. Takimin e parë e fitoi Shqipëria me rezultatin 3-2.





Lajmet e fundit nga