web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia arreston personin që goditi arbitrin në Delvina-AF Elbasani

30 Tetor 2022, 20:29, Sport CNA

Policia arreston personin që goditi arbitrin në Delvina-AF Elbasani

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka hedhur sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme.

"U arrestua në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin  Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë”, njofton policia.

Materialet i kaluan  Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.





Lajmet e fundit nga