E KRYER/ Paulo Dibala vendos për të ardhmen, sulmuesi argjentinas pranon ofertën e Interit
Mungojnë detajet e fundit, por Paulo Dibala ka pranuar ofert...
Paris SG-ja ka zgjidhur çështjen e trajnerit të ri duke emëruar Kristof Galtie në krye të skuadrës. Por ardhja e teknikut të ri nuk është se ka qetësuar ujërat në Paris.
Të tjera tema janë ende të nxehta, aq më shumë kur flitet për “peshat” e rënda të klubit Nejmar, Mesi e Mbape.
Tani i gjithë fokusi është te Nejmari dhe largimi i mundshëm i brazilianit nga kampionët e Francës pas qëndrimit të ashpër të presidentit Naser Al Khelaifi. Ndoshta strumbullari i të gjitha lëvizjeve në Paris mund të jetë Kilië Mbape.
Që nga dita e rinovimit të tij me klubin francez, në mediat franceze dhe jo vetëm është spekuluar për faktin se sulmuesi i kombëtares franceze do të marrë komandën qoftë edhe për fatin e disa lojtarëve në ekip.
Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga presidenti Al Khelaifi. Por teksa flitet për Nejmarin, në Paris janë të bindur se braziliani ka futur xixat mes Mbapesë dhe Mesit.
FËRKIMET – Pas shumë e shumë zhvillimeve për muaj me radhë, në fund Kilië Mbape vendosi të refuzojë Realin e Madridit dhe t’i thotë po Paris SG-së. Ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2025 me kampionët e Francës.
Sipas atyre çfarë kanë raportuar mediat franceze, përtej rritjes së ndjeshme të përfitimeve financiare nga kontrata e re, Mbape ka marrë më shumë fuqi edhe në drejtim të skuadrës.
Një nga kërkesat e para të Mbapesë ka qenë largimi i Nejmarit nga klubi. Për Mbapenë problemet disiplinore të brazilianit janë të mjaftueshme për t’i bërë dalje nga Parisi.
Por siç ka bërë me dije gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, një kërkesë e tillë e Mbapesë nuk është pritur aspak mirë nga Lionel Mesi.
Sulmuesi argjentinas dëshiron që miku i tij Nejmar të mbetet në ekip si për aftësitë e tij si futbollist ashtu dhe për vetë frymën në skuadër. Mesi raportohet të ketë dalë menjëherë kundër idesë për largimin e Nejmarit.
QËNDRIMI I AL KHELAIFIT – Presidenti i Paris SG-së, Naser Al Khelaifi, ka deklaruar pak ditë më parë se opinioni apo mendimi i Mbapesë do të dëgjohet, por nuk është kurrsesi sulmuesi francez që vendos se kush do të largohet e kush qëndron në skuadër.
“Ata që nuk përshtaten me projektin e klubit tonë do të largohen. Ka pasur nga ata që kanë përfituar nga kjo situatë e ndërlikuar, por tani gjithçka ka marrë fund. Nuk ka më lojëra”, ka thënë Al Khelaifi.
NEJMAR – Tashmë pyetja e vërtetë që shtrohet ka të bëjë me atë nëse Nejmari do të vijojë në klub apo do të largohet. E sigurt është se nëse Nejmari do të largohet kostoja financiare për Parisin do të jetë kolosale.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe nëse Parisi vendos t’i tregojë derën e daljes do të duhet t’i paguajë 32 milionë euro në sezon!
Mungojnë detajet e fundit, por Paulo Dibala ka pranuar ofert...
"El Classico" e Las Vegasit, më 23 korrik do të luhet në orë...
Tek Interi janë mjaft entuziastë për afrimin e Kristjan Asll...
PSG-ja është shumë afër sigurimit të Xhanluka Skamakës. Sulm...
Juventusi bën lëvizjen e parë konkrete për Kalidu Kulibalin....
Kristiano Ronaldo nuk është prezantuar në stërvitje me...
Kur jemi në kulmin e merkatos dhe Skënderbeu ende nuk ...
Roko Vata po tregon pak nga pak se mund të bëhet shumë...
Tirana zhgënjeu në aktin e parë të Champions League, p...
Tirana zhgënjen në debutimin sezonal në Champions League, pa...
Kristi Marku pritet të jetë përforcimi i radhës në skuadrën ...
Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje të vlefshme për kompeti...
Aksel Vitsel është zyrtarisht një lojtar i Atletiko Madridit...
Ajax ka zyrtarizuar shitjen e sulmuesit Sebastien Haller te ...
Inter Turku ka fituar 1-0 me Dritën e Gjilanit në ndeshjen e...
Duddelange – Tirana është sfida e sotme e orës 19:30 në turi...
Dudelanzh – Tirana është sfida e sotme e orës 19:30 në turin...
Sulmuesi shqiptar Kleis Bozhanaj është bashkuar me skuadrën ...
Interi duket se është pranë goditjes së gjashtë në kët...
E ardhmja e Vedat Muriqit duket të jetë gjithmonë e më...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...