web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e parë spektakolare/ Vendos supergoli i Asanit, Çekia me 10 lojtarë (VIDEO)

12 Tetor 2023, 21:39, Sport CNA

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Kuqezinjtë kryesojnë 1-0 pas 45 minutave të para. Ishte sërish Jasir Asani, i cili me një predhë nga distanca e ndali topin ne fundin e rrjetës.

Ashtu si në ndeshjet e kaluara, sulmuesi lëshoi një predhë nga jashtë zone, për ta ndalur në fundin e rrjetës, në minutën e 9-të.

Nga minuta e 40-të, çekët luajnë me 10 lojtarë, pasi Chyti shënoi, por gjuajtja e tij ishte me dorë dhe për protesta u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

 





Lajmet e fundit nga