Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur para mediave, për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë që mund të përcaktojë ecurinë e dy skuadrave në rrugëtimin drejt EURO 2024. Ai theksoi se ekipi është i përqendruar për të dhënë gjithçka në fushë në këtë takim.
“Në kemi një garë të rëndësishme por jo vendimtare. Nuk është e tillë. Ata janë kundërshtar fizik, është një skuadër që ka pësuar 2 gola dhe nuk ka humbur ende ndeshje, kemi shumë punë për të bërë e djersë për të derdhur. Jemi të ndërgjegjshëm që na mbeten 3 finale, nesër është e para. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të përgatitur.
Zakonisht i vizitojmë lojtarët dhe këtë radhë kemi shkuar te Muçi në Varshave, në Barcelonë e Londër. Ajo është një punë tjetër, është ndryshe. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadra është djersa, zemra, shpirti, njerëzit tanë, fusha jonë. E dimë, jemi të ndërgjegjshëm, ndaj nuk kam pasur shumë për të punuar se e dimë. Në aspektin psikologjikisht, nga jashtë është situatë e mirë, në Shqipëri, ndaj skuadrës e të gjithëve. Por brenda jemi të ndërgjegjshëm se ka ende shumë punë për të bërë.
Për fat të keq Broja nuk ia del, ka një dëmtim dhe nuk ia ndjen, ka një shqetësim. Doktori ka qenë në në kontakt me Çelsin kanë folur bashkë dhe me vjen keq por futbollistin që nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull.
Kjo është një ndeshje që e menaxhoj, kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne por s’është vendimatare pasi në tetor vendoset, duhet të bëjmë maksimumin. Për mua si trajner kjo është ndeshja më e rëndësishme që kam pasur. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, por nuk do e dyshojmë aspak pasi kjo është forca e kësaj skuadre. Nëse flasim për aspektin strategjik do jetë pak a shumë njësoj, çekët janë të fortë në tranzicion, duhet ta përgatisim shumë mirë këtë ndeshje. Kjo ndeshje nesër nuk vendos gjithçka, është një ndeshje e rëndësishme sepse llogaritë bëjmë në nëntor, mund të kishim shënuar në fund dhe të fitonim në Pragë. Nesër mund të ndodhë gjithçka.
Ndryshon nga ndeshja e parë me ta që luajmë në shtëpi dhe që mbeten dy ndeshje. Aty ishte ndeshje e katërt, pastaj Polonia dhe pastaj tre. Tani luajmë në shtëpi dhe luajmë edhe dy të tjera më pas. Ne kemi lojtarë me eksperiencë si Gjimshiti, Hysaj, Berisha, Strakosha, janë të mësuar me ndeshje të tilla. Më pëlqen që njerëzit njohin lojtarë si Uzuni, Seferi, Bajrami, Asani… Më kënaq shumë që njerëzit thonë që kjo është skuadër me vlerë, skuadër e organizuar. Dalim në fushë dhe mund të ndodhë diçka, se nga ana tjetër janë lojtarë të fortë. Do të shohim nesër një ndeshje të bukur dhe të rëndësishme.
Prurje të tjera nga Kosova? Unë në këtë moment e kam mendjen te ndeshja, ne kemi lojtarë edhe më parë nga Kosova, nga Maqedonia, nga e gjithë historia jonë në Shqipëri. Nuk e shoh futbollistin nga vjen, nëse një lojtar është në gjendje të luajë me ne dhe ia ndjen, mirë se të vijë. Në këtë moment nuk kam mendjen që të shohim lojtarë jashtë edhe pse është si projekt, nuk shqetësohem shumë. Lojtarët që kanë ardhur, po bëjnë shumë mirë me ne.
Sigurisht nëse nuk fitojmë nesër do të jem i kënaqur edhe me barazim, pasi ne luajmë për fitore. Ende nuk e kemi vendosur formacionin, në mendjen time është 80 %, duhet të shohim gjendjen e lojtarëve nesër për ta vendosur, ndoshta mund ta shohim Laçin në fushë”, tha ndër të tjera Silvinjo.
Trajneri Silvinjo foli për ndeshjen me Çekinë në konferencën...
Piero Ausilio ishte i ftuari special të martën në Federatën ...
Shqipëria do të luajë përballë Çekisë të enjten e 12 tetorit...
Përveç faktit që Partizani rrezikon dështimin e sezonit për ...
Pas rastit të Paul Pogba që rezultoi pozitiv në testet e ant...
Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk shkon në formë maksimal...
Jordi Jaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. ...
Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje shumë të rëndës...
Vllaznia këtë sezon e nisi me pretendime të mëdha, teksa pas...
Java stërvitore ka nisur me ndryshime në stafin e Dinamos. S...
Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç ...
Filippo Inzaghi është trajneri më i ri i Salernitana në Seri...
Partizani ka njoftuar largimin e trajnerit Zoran Zekic, i ...
Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk shkon në formë maksim...
Shkumbini surprizoi një javë më parë me emërimin e një fem...
Te Partizani kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e ...
Cristiano Ronaldo dëshiron të rinovojë kontratën me Al-Nasr ...
Mediat italiane flisnin ditën e sotme për një interesi...
Pas shkarkimit të Sampaolit kohët e fundit, Flamengo ka emër...
Pa asnjë kandidaturë tjetër, Britania e Madhe dhe Irlanda do...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...