web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Papu Gomez pezullohet për dy vite, rezultoi me doping

20 Tetor 2023, 15:43, Sport CNA

Papu Gomez pezullohet për dy vite, rezultoi me doping

Papu Gomez e pëson keq. Pas çështjes “Pogba”, një tjetër rast trondit Serinë A Italiane. Sipas së përditshmes spanjolle “Relevo”, argjentinasi pritet të dënohet me 2 vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv, pasi rezultoi pozitiv gjatë një kontrolli antidoping që iu bë gjatë kohës që lojtari ishte pjesë e Seviljës në La liga.

Shokët e tij të skuadrës e kanë justifikuar duke thënë se Gomez ka kaluar një gjendje gripale dhe se ka konsumuar shurupin e fëmijës së tij, por pa lejen e stafit mjekësor. E njëjta gazetë bën me dije se rezultatet e testit erdhën mesditën e së premtes.

35-vjeçari iu bashkua Monzës pak javë më parë dhe ka luajtur në dy ndeshje me skuadrën italiane këtë sezon. Pezullimi pritet të bëhet zyrtar shumë shpejt, teksa burime pranë argjentinasit konfirmojnë se ai do të apelojë vendimin.





Lajmet e fundit nga