Derbi Partizani-Tirana/ Publikohen formacionet zyrtare
Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet derbi i kryeqyteti...

Partizani dhe Tirana luajnë derbin e parë të kryeqytetit mes tyre për këtë sezon, me skuadrat që do të zbresin në fushën e “Air Albania”-s për të masur forcat, në sfidën e prapambetur të javës së gjashtë të Superiores.
Arbër Abilaliaj debuton sot në krye të “demave” për të zëvendësuar Zoran Zekiçin dhe ka përzgjedhur 11-shen, ku do të duhet t’ia dalë pa disa lojtarë të rëndësishëm.
Nga ana tjetër, Julian Ahmataj nuk ka ndryshuar skemë nga fitorja me Vllazninë në ndeshjen e kaluar duke i besuar të njëjtëve lojtarë.
LIVE PARTIZANI-TIRANA 0-0
KOMENTI LIVE:
90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.
90’+8’ Goditje këndi për Tiranën, topi shkon te portieri Abdullahu i cili gjuan por gjen përgjigjen e Hoxhës. Sferën e merr Mensah i cili gjuan nga distanca por nuk gjen portën bosh. (VIDEO)
90’+5’ Grezda ndëshkohet me karton të verdhë për faull.
90’+2’ GOOOL PARTIZANI! Me aksionin e parë pas rifillimit të ndeshjes, një gjuajtje e Kekos devijohet në portë nga Mensah duke kthyer përsëri në avantazh të kuqtë.
90’ Jepen 8 minuta shtesë.
90’ GOOOL TIRANA! Hasani merr një pasim nga e majta dhe nuk gabon me gjuajtjen e tij duke barazuar shifrat.
86’ Kombinime të shpejta të bardhebluve pranë zonës së të kuqve, Koçijan largon rrezikun duke mos lejuar gjuajtje drejt portës.
84’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Grezdës.
82’ Mensah gjen hapësirë nga e majta dhe i afrohet kufijve të zonës, pasimi i tij në qendër përfundon te Abdullahu.
82’ Pikërisht Cara i lë vendin Kekos te të kuqtë, ndërsa Grezda merr vendin e Rrapajt.
82’ Cara ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
80’ Hasani shfaqet në të majtën dhe tenton portën, por pa shumë sukses pasi sfera shkon jashtë katërkëndorit.
78’ Lëviz menjëherë pankina e bardhebluve me Jonuzin i cili del nga fusha e lojës për t’i bërë vend Kaina.
77’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Maget pas një goditje nga këndi me një gjuajtje me kokë.
73’ Pas një goditje nga këndi të radhës të bardhebluve, Hoxhallari gjuan dhe gjen traversën. Ka një tjetër gjuajte me kokë dhe është Maget i cili këtë radhë shpëton portën.
72’ Pas një goditje nga këndi, Hoxha del dhe grushton topin.
69’ – 70’ Hidhen copa stolash dhe fishekzjarrë, ndërpritet për disa momente ndeshja derisa të ndalojë një situatë e tillë.
67’ Zëvendësim i dyfishtë te të kuqtë me Bilalin dhe Mensah të cilët hyjnë në fushë në vend të Taipit dhe Bintsuka. Nga ana tjetër po dy lëvizje pasi Latifi dhe Hila i lënë vendin në fushë Lushkjes dhe Haxhiut.
65’ Goditje dënimi e Taipit nga e majta, Abdullahu devijon mbi traversë.
64’ Këtë herë është Alban Hoxha i cili shkon te tifozët e të kuqve pas portës që të ndalojnë hedhjen e sendeve dhe fishekzjarrëve në fushë.
60’ Gjuajtje-kros e Latifit, sfera kalon rrezikshëm mbi traversë.
56’ Najdovski komunikon me tifozët bardheblu pas portës që të mos hidhen më sende të forta në fushë.
51’ Traversë e Tiranës! Bytyçi kthen në asist për Abazajn një harkim të Latifit dhe sulmuesi gjuan, por gjen traversën e portës së të kuqve.
48′ Karton i verdhë për Najdovskin për një faull ndaj Taipit.
47’ Edhe Bintsuka shfaqet i vetëm para portës, Abdullahu bën mrekullinë për herën e dytë radhazi brenda pak sekondash.
46’ Cara shfaqet i vetëm pata portës, pason për Rrapajn por gjuajtja e tij ndalet nga Abdullahu.
46’ Trajnerët nuk bëjnë lëvizje, nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+2’Goditje dënimi nga e majta e sulmit të Partizanit që harkohet në zonë, Bintsuka nuk ia del të devijojë pak hapa para portës dhe sfera shkon në fundore.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Përgjoni nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Dokën i cili gjuan, por gjen përgjigjen e Hoxhës.
41’ Sota nuk mund të vazhdojë më për shkak të një dëmtimi, vendin e tij e merr Koçijan.
36’ Hila ndëshkohet me një karton të verdhë për një faull ndaj Maget.
35’ Hila fiton topin në mesfushën kundërshtare dhe nis Abazajn drejt zonës, por sulmuesi është në pozicion jashtë loje dhe aksioni vlerësohet i pavlefshëm.
32’ Jonuzi ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë të Taipit.
30’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Rapaj i cili gjuan menjëherë por gjen përsëri në pozicion Abdullahun.
27′ Cara humbet shansin e artë, portieri i Tiranës veprim “alla Neuer”.
23’ Përsëri Latifi vjedh topin para zonës së Partizanit dhe gjuan drejt portës, por nuk gjen katërkëndorin.
21’ Latifi i vjedh topin Atanaskoskit dhe niset drejt portës, Sota me një ndërhyrje vendimtare i heq sferën nga këmbët para se të futej në zonë i vetëm para Hoxhës.
12’ Përsëri është Najdovski i cili ndal një depërtim të shkëlqyer të Carës në të djathtën.
11’ Mehmeti bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Hilës, gjyqtari i jep të verdhë.
10’ Bintsuka mundohet të shpërthejë në të majtën, Najdovski i ndërhyn në mënyrë të saktë duke e çuar topin në anësore.
6’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Murataj në të djathtën dhe mesfushori i improvizuar si mbrojtës i djathtë sot, gjuan fort, por sfera bllokohet nga një prej kundërshtarëve.
4’ Kundërsulm i shpejtë i të kuqve me dyshen Rrapaj-Cara, pasimi i mesfushorit është shumë i fortë dhe nuk i jep mundësinë sulmuesit të shfaqet i vetëm para portës. me Najdovskin i cili në fund largon sferën.
4’ Aksion i shpejtë i Tiranës në të majtën me Latifin, gjuajtja e tij në portë devijohet në këndore duke rrezikuar.
Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Bytyçi, Sota Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Binsuka.
Trajner: Arbër Abilailiaj
TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Pwrgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Latifi, Hasani, Abazaj.
Trajner: Julian Ahmataj
Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet derbi i kryeqyteti...
Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, u ndërpre pas 45 minutave...
Roberto Mançini la stolin e kombëtares Italiane për milionat...
Besojeni ose jo, por Irlandës i duhet humbja në ndeshjen k...
Egzon Bejtullai ishte emri i bujshëm, i cili qarkullonte në ...
Emergjencë portierësh te Milani. Stefano Pioli nuk do të k...
Sulmuesi Frenklin Ahanonu është larguar nga Skënderbeu. 21-v...
Ditën e sotme e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i kryeqy...
Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 luhet derbi i parë i sezonit ...
Partizani është pa një timonier që prej largimit të Zoran Ze...
Ndalet Samuel Chukwueze. Sulmuesi nigerian u dëmtua gjatë im...
Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman, e tashm...
Jasir Asani ka shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare dhe kjo k...
Nesër do të luhet derbi i radhës mes Partizanit dhe Tiranë...
Dje dhe sot janë zhvilluar ndeshjet e turit të parë të Kup...
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e vlefshme për turin e ...
Hungaria mposhti 2-1 Serbinë, në një ndeshje të tensionuar...
Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjeve të turit të pa...
Nicolo Fagioli u dënua me shtatë muaj pezullim nga fut...
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj ka punuar larg vëmendje...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...