Luhet vetëm për fitore, publikohen formacionet zyrtare në Francë-Danimarkë
Franca dhe Danimarka do të përplasin “brirët” mes tyre në ...

Partizani duhet me patjetër të nisë punën për të blinduar lojtarët e këtij sezoni, pasi një pjesë e tyre mund të largohen në verë si lojtarë të lirë.
Disa javë më parë të kuqtë zyrtarizuan rinovimin me Xhuliano Skukën, teksa mbetet një mision i vështirë përpara për të ruajtur grupin në sezonin e ardhshëm, pasi edhe dibrani mund të ikë.
TITULLARËT – Eneo Bitri u rikthye te Partizani në janarin e vitit të shkuar, pas një eksperience disamujore në Kazakistan me skuadrën e Astanas.
Beratasi firmosi për një sezon e gjysmë, çka do të thotë se në fund të këtij sezoni ai mund të firmosë me cilin klub të dëshirojë, teksa në verë nuk mungoi interesi nga klube në liga më të forta.
Humbja e Bitrit do të ishte e dhimbshme për Partizanin, pasi lëvizjet në mbrojtje janë gjithnjë të dhimbshme.
Të kuqtë kanë disa të rinj si Preka, Sembene apo Havales si alternativa, teksa edhe Menish është gati të përfitojë për një vend. Një tjetër titullar, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, është Engjëll Hoti.
Dardani me pasaportë gjermane iu bashkua të kuqve në verë, por firmosi kontratë për vetëm një sezon, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit, nëse të dyja palët janë dakord.
Gjithsesi, dëshira e Hotit është padyshim transferimi në një ligë të fortë jashtë vendit dhe paraqitjet e mira e ndihmojnë ta arrijë këtë.
KAPITENËT – Përveç Bitrit, edhe dy kapitenët e tjerë mund të largohen.
Alban Hoxha dhe Bruno Telushi nuk kanë luajtur rregullisht në këtë sezon dhe me shumë mundësi do të preferojnë të mos vazhdojnë më me të kuqtë.
Partizani nuk ka bërë njoftim zyrtar për rinovimin e tyre, por mesohet se të dy kanë firmosur kontratë për një sezon.
Me largimin e këtyre tre lojtarëve, mbyllet tërësisht brezi i sezonit 2018-‘19 kur të kuqtë u shpallën kampionë.
TË TJERËT – Dy maqedonasit, David Atanaskoski dhe Matej Cvetanoski kanë firmosur kontrata për një sezon.
Mbrojtësi është një lojtar me vlera dhe luan rregullisht, por ndryshe ndodh me Cvetanoskin, i cili ka shumë shanse ta lërë klubin që në muajin janar, pasi nuk ka arritur të ambientohet aspak.
Ndërkohë, Aristoteles Romero është një nga lojtarët në fund të kontratës dhe ka shanse që të largohet që në dritaren e radhës të transferimeve.
LOJTARËT PA KONTRATË:
ALBAN HOXHA
ENEO BITRI
DAVID ATANASKOSKI
ENGJËLL HOTI
ARISTOTELES ROMERO
BRUNO TELUSHI
MATEJ CVETANOSKI
Franca dhe Danimarka do të përplasin “brirët” mes tyre në ...
Polonia ka mundur me shifrat 2-0 Arabinë Saudite dhe ka he...
Romelu Lukaku është përfolur shumë në media për shkak të gat...
Argjentina ka mundësinë mbrëmjen e sotme të bëjë të harrohet...
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Guillermo Ochoa dhe Andrés ...
Gjermani-Japoni u ndoq me interes në të gjithë botën, por nj...
Sonte në orën 20.00 luhet kryendeshja e ditës së sotme, Argj...
Australia ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishm...
Polonia do të përballet me Arabinë Saudite në ndeshjen e dyt...
Ndërsa Arabia Saudite nënshkroi surprizën më të madhe të kët...
Në paraqitjen e parë për mediat pas asaj disfate me Arabinë ...
Kukësi ka arritur marrëveshjen me lojtarin e përfaqësueses s...
Mbrëmjen e djeshme, Anglia arriti të vendosë një rekord të p...
Çelsi ka refuzuar të lërë sulmuesin shqiptar Armando Broja q...
Kupa e Botës ditën e sotme vjen me 4 sfida mjaft interesante...
Kupa e Botës në ditën e shtatë të saj mund të tregojë fati...
Irani mori fitoren e parë në grup dhe tani hedh kandidatur...
Duke qenë se merkatoja e muajit janar po afron, në mediat it...
Anglia dhe SHBA-të kanë barazuara me rezultat 0-0 në n...
Mesfushori i Partizanit, Valentino Murataj, duke folur për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...