Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Juventusi i ri së shpejti mund të hapë audicionet për të marrë një pikë të re referimi në merkato. Ideja ekzistonte që para tërmetit që ndodhi në bordin e vjetër të drejtuesve dhe mbetet aktuale edhe me konfirmimin e mundshëm të ekipit aktual, i cili në fushën teknike drejtohet nga Federico Kerubini (i cili mund të ndryshojë rol) dhe Masimiliano Alegri emëruar nga vetë Xhon Elkan.
Nuk mungojnë kandidatët dhe reflektimet sapo kanë nisur, bilancet do të hartohen në fund të sezonit dhe asnjë vendim nuk do të arrijë para atij momenti. Edhe për këtë, lista e emrave për momentin është e gjerë dhe e larmishme.
TARE NË KRYE TË LISTËS – Nga të gjithë drejtuesit që kandidojnë për postin e drejtorit sportiv te Juventusi, Igli Tare, është i vetmi që realisht ka një kontratë që skadon në vitin 2023. Njeriu i merkatos së Lacios duket se dëshiron të ndryshojë skenë, edhe për shkak se marrëdhënia me Sarrin nuk është e mirë, teksa ajo me Lotiton është rrënuar mjaft gjatë viteve. Në Torino, në zonën e Kontinasas, këtë e kanë pasur gjithmonë parasysh. Në fakt, në tavolinën e ish-sulmuesit shqiptar mund të mbërrijnë disa oferta, ndaj zgjedhja përfundimtare do t’i takojë atij. Fundja e meriton pas të gjitha cilësive që ka treguar me Lacion ku ka sjellë të panjohur që janë shndërruar në yje.
EMRAT E TJERË – Një klub si Juventusi, në fakt, nuk mund të shqyrtojë vetëm një profil. Një tjetër dëshirë bardhezi është Kristiano Xhuntoli, njeriu që së fundmi solli te Napoli Kvaratskelian. Shumë i admiruar në punën e tij, drejtori napolitan mund të katapultohej te Juvja vetëm në rast se gjen një mirëkuptim divorci me De Laurentisin.
Frederik Masara i Milanit mund të marrë te Juventusi një rol primar. Jo se nuk e ka te kuqezinjtë, por vështirë të biesh në sy krah figurës së Maldinit. Për Masaranë flitet mirë kudo, ndaj "Zonja e Vjetër" e mbanë edhe atë në konsideratë.
Juve-Sauolo kanë bërë shpesh pakte, ndaj ai i radhës mund të lidhet me drejtorin Xhovani Rosi, i famshëm për nuhatjen e tij ndaj talenteve të reja. Andrea Berta ka vite që bën goditjet e merkatos për llogari të Atletikos, teksa Xhovani Mana te Lugano po shënon suksese në seri me lojtarët që afron në skuadër.
Që të dy janë kandidatë potencialë për të qenë drejtorë sportivë te Juventusi. I fundit, por jo për nga rëndësia është Luis Kampos.
I sapoemëruar te PSG-ja, është e vështirë të zbarkojë në Torinon bardhezi. Përveç zbulimit të Leaos apo Menjasë, gjatë karrierës së tij në fakt ka bërë biznes edhe me klubet shqiptare, më saktësisht me Skënderbeun.
Në vitin 2017, ai bleu nga radhët e korçarëve për 300 mijë euro talentin Agim Zeka, duke e transferuar në radhët e klubit të Lilës, ku portugezi sapo kishte filluar punë si drejtor sportiv.
Në orët e fundit në rrjetet sociale është përhapur një lajm ...
Mbledhja e aksionarëve të Juventusit u bë dje dhe miratoi pa...
Dëmtimi i Armando Brojës dhe qëndrimi jashtë fushave të lo...
Komisioni i Disiplinës nuk ka lënë klubet të gëzojnë të qeta...
Dëmtimi i Armando Brojës dhe qëndrimi jashtë fushave të lojë...
Atletico Madrid rikthehet në fushë të enjten (29 dhjetor) pë...
Valon Et’hemi u shndërrua protagonist për skuadrën e Istan...
Transferimi surprizë i Kodi Gakposë te Liverpuli ka ardhur e...
Kristjan Asllani bëri hapin e madh në karierën e tij gjatë m...
Disenjatori i arbitrave në FSHF, Bujar Pregja, ishte i ftuar...
Juventusi i ri nis nga dyshja Allegri-Cherubini. Në pritje p...
Etrit Berisha nuk po gjen hapësira te Torino. Portieri shqip...
Skënderbeut i shtohen dilemat për pjesën së dytë të sezoni...
Partizani duket në rrugë të drejtë dhe një “dorë” të m...
Kevin Haveri është gati të kalojë te Torino. Mbrojtësi shq...
Momente paniku u regjistruan në ndeshjen mes UANL Tigers d...
Pas një karriere të pasur dhe të suksesshme, erdhi momenti p...
Në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë mungonte sulmuesi kro...
Xhuliano Skuka është një nga temat më të nxehta të mer...
Panathianikosi do të luajë në ditën e sotme kundër OFI. Kj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...