Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Partizani duket në rrugë të drejtë dhe një “dorë” të mirë në këtë performancë të të kuqve ka edhe Elton Marini. Drejtori sportiv i të kuqve ka folur për mediet duke analizuar punën e deritanishme të skuadrave.
Ai nuk e fsheh lumturinë që skuadra e tij ndodhet në vend të parë. Ka treguar se si do të punohet në merkaton e janarit, ndërsa në fund e ka mbyllur me shitjet e mundshme të futbollistëve.
“Le të themi që në vija të përgjithshme kemi bërë një performancë të mirë. Ndoshta nuk jemi konsoliduar aty ku duhet, por po punohet shumë, duhet të marrim parasysh që skuadra ka ndryshuar shumë në këtë fillim sezoni. Ka ndryshuar drejtimi teknik. Politika gjithashtu shihet që është ndryshe, po i japim më shumë rëndësi elementit shqiptar dhe sidomos elementit të ri vendas.
Jemi të kënaqur që jemi në vend të parë, ndoshta shumë njerëz shikojnë vetëm rezultatet e ndeshjeve teke siç është derbi, por ne jemi të kënaqur në përgjithësi. Kemi shumë rrugë përpara, vendi i parë na jep vetbesim dhe një motivim më tepër që në fund të sezonit të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes.
Merkato? Po mundohemi se çfarë mund të na ofrojë tregu vendas dhe më pas ndonjë opsion tjetër që mund të kemi. Nuk dëshirojmë që të prishim edhe ekuilibrat në skuadër, nuk e ndiejmë nevojën që të bëjmë merkato me çdo kusht. Ky klub mirëpret çdo lojtar të mirë ose cilësor që mund të na ofrohet. Janari ka një specifikë të veçantë sepse konsiderohet si tregu i riparimeve dhe nuk ka të njëjtat karakteristika si në qershor. Ne po presim çdo opsion të mirë dhe po përpiqemi të evidentojmë ndonjë lojtar që mund të na ndihmojë.
Një emër lojtari? Kjo është pyetje një milionë dollarëshe. Kemi disa elementë në mendje, por është shumë herët për të folur.
Objektivi? Objektivi i Partizanit nuk besoj se ka nevojë për të pyetur, sepse Partizani është nga ato klube që ka detyrim moral të fitojë maksimumin e objektivave madhorë. Ne jemi në luftë për të dy trofetë që janë në lojë, si Kupa ashtu edhe kampionati dhe shpresoj që t’ia dalim në fund. Më pas nëpërmjet kësaj filozofie dëshirojmë të arrijmë sa më lart në Kupat e Europës atë që është “thembra e Akilit”.
Ofertat? Telefonata ka plot. Ne jemi një staf që punojmë shumë ngushtë me njëri-tjetrin, si presidenti, stafi dhe trajneri dhe kemi vendosur që shumicën e gjërave që na ofrohen me materiale të dobëta filmike, jo të mos i marrim në konsideratë, por të jemi më të kujdesshëm sepse vëzhgimi vizual nga afër i lojtarëve është më i rëndësishëm nga ato që të ofrohen me mesazhe ose me video.
Udhëtimet? Duhet pyetur agjenti zyrtar i klubit për udhëtimet, por që kur kam marrë detyrën kam bërë më shumë se 30 udhëtime.
Ofertat për futbollistët e kuq? Ne na bëhet qejfi që nëpërmjet punës kemi çuar 4 lojtarë në ekipin kombëtar. Ky është një promovim mjaft i mirë për kampionatin tonë, edhe pse mund të ketë skeptikë, është parë se këta djem e kanë merituar.
Kuptohet pas këtij evidentimi në ekipin kombëtar edhe tregu shtohet, sepse lojtarët janë më të kërkuar kur janë pjesë e ekipeve Kombëtare. Oferta verbale dhe interesime ka, por klubi nuk kërkon që të prishë një projekt që e ka nisur në këmbim të një ofertë në janar. Mendoj që në janar për daljet nuk do të kemi ndonjë lëvizje, përveç në rast se ofrohet ndonjë shifër e çmendur që më pas do të duhet ta mendojmë.
Skuka? Çmimet i vendos tregu, nuk i vendosim ne. Është herët të flasim. Le ta lëmë atë djalë të punojë i qetë dhe dita e tij do të vijë shumë shpejtë”.
Kevin Haveri është gati të kalojë te Torino. Mbrojtësi shq...
Momente paniku u regjistruan në ndeshjen mes UANL Tigers d...
Pas një karriere të pasur dhe të suksesshme, erdhi momenti p...
Në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë mungonte sulmuesi kro...
Xhuliano Skuka është një nga temat më të nxehta të mer...
Panathianikosi do të luajë në ditën e sotme kundër OFI. Kj...
Stiven dhe Kristian Shpendi janë dy binjakët shqiptarë që ka...
Humbja ndaj Tomorit dhe barazimi ndaj Besëlidhjes duket se n...
Selim Amallah shkroi historinë me Marokun duke e mbyllur Bot...
Jemi në ditët e fundit të vitit dhe shumë tifozë të ekipit k...
Skënderbeu përveç afrimeve që duhet të bëjë në merkaton e ...
Lionel Sebastián Scaloni është njeriu në modë këtë të mart...
Rrahman Hallaçi është trajneri provizor i skuadrës së Kukë...
Ish-futbollisti i Mouscron dhe Tubize u aktivizua në shtat...
Tifozët e Partizanit mund të festojnë të qetë Vitin e Ri. ...
Kolonia e shqiptarëve në Serinë A do të shtohet sërish. Ke...
Në kohët e fundit po qarkullojnë lajmet në mediat italiane...
Njëmbëdhjetë golat e shënuar nga Myrto Uzuni (të gjithë br...
Një gabim teknik i ka kushtuar përjashtimin nga Kupa, sku...
Manchester United ka arritur një fitore bindëse 3-0 në ndesh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...