web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e tifozit "të zjarrtë” të Vllaznisë/ Presidenti Alban Xhaferi bën dedikimin emocionues

9 Nëntor 2022, 12:48, Sport CNA

Ndarja nga jeta e tifozit "të zjarrtë” të

Një lajm i trishtë për të gjithë tifozët shkodranë, por jo vetëm. Tifozi më "i zjarrtë” i skuadrës së Vllaznisë, Shaban Pirane, ka ndërruar jetë.

Një mesazh emocionues ka ardhur nga Alban Xhaferi, i cili ka theksuar se zëri i tifozit do t’i mungojë shumë skuadrës së Vllaznisë në çdo ndeshje, pasi Shaban Pirane ishte “shpirti” i kësaj skuadre që ka ndjekur çdo sfidë të kuqebluve.

“Një njeri i rrallë, simbol i tifozerisë kuqeblu, do të na mungojë për emocionet dhe pasionin e jashtëzakonshëm me të cilin ti e ndjeke Vllazninë!

E perlote çdo zemër kuqeblu me zanin që të dridhej  kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet me pare.

Por ashtu si gzimi i një fmije, u gzove më mënyrë të papërshkrueshëm për rikthimin e Vllaznisë! Mu duk sikur takova tan tifozat e zjarrtë shkodran ndër vite kur t’solla fanelen e shënuesit të golit në fitimin e kupës së republikës.

I perjetshem qofte kujtimi yt tifozi i madh i Vllaznise Shaban Piranej! Zoti e mëshiroftë e shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar Xhaferi.





Lajmet e fundit nga