Pioli: Tetë pikë diferencë janë shumë, ja ç'po ndodh me Leaon
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në trans...
Andreas Ndoj mund të kishte ecur në gjurmët e Thomas Strakoshës dhe Ergys Kaçes duke lënë gjurmë në Kombëtaren shqiptare, por vendosi të ndjekë udhën e Sotir Ninit, Gjergji (Panajot) Kones dhe Fiorin Durmishajt duke zgjedhur të luajë për Greqinë. Është e drejta e tij ta bëjë, sado që kjo mund të lëndojë shumë shqiptarë. Por mënyra se si Andreas Ndoj, mesfushori me tipare mbrojtëse, 19-vjeçar, i Olimpiakosit, vendosi të ikte sërish te Greqia, ka hapur plagë të vjetra dhe një debat të ri.
Po, sepse ai fillimisht ka luajtur me Kombëtaren U-16 të Shqipërisë (4 mars 2019). Më pas ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren U-17 dhe tri ndeshje me kombëtaren U-20 të Greqisë. U pendua. Vendosi që të vinte sërish me Shqipërinë dhe më 23 shtator të këtij viti 19-vjeçari 190 cm i gjatë luajti me Shpresat e Shqipërisë.
Po pastaj? Më 19 shtator firmosi se donte të ndryshonte kombëtare, pra të luante me kuqezinjtë dhe më 28 tetor FSHF-ja dërgoi shkresë në KAS (procedurë standarde) se do të luajë përfundimisht me Kombëtaren shqiptare, atë të prindërve të tij. Mirëpo sërish Ndoj ndërroi mendje dhe dje ka njoftuar federatën se nuk do të luajë me Shqipërinë, por me Greqinë. Po, fiks kështu. Dhe tani situata është komplikuar. Babai i Andreas, Anesti Ndoj, thotë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, se vendimi që i biri të luante përfundimisht me Greqinë ishte tiji.
Zoti Ndoj pse ky ndryshim i vendimit nga Andreas? Ishte vendimi i familjes apo i djalit tuaj?
Nuk është vendim vetëm i prindërve, ashtu na e mori mendja të gjithëve dhe kështu kemi vendosur.
Edhe djali ishte dakord me atë?
Kur është prindi duhet të jetë edhe djali dakord, sepse djali duhet të shkojë pas prindit. Unë e kam bërë djalin dhe jo ai mua.
Dakord, por çdo prind apo familje është e nderuar kur djali i thirret me ekipin kombëtar apo jo?
Po, e mirëpres, shumë gjë e mirë është. Puna është se djali ka lindur këtu, ka marrë pasaportë greke, është shkolluar këtu. Është tjetër djali dhe tjetër unë. Unë jam shqiptar, kam nderin që jam shqiptar, jam prej Malësisë dhe nuk e mohoj, si unë si familja, por me djalin nuk është njësoj.
Përderisa djali ka bërë shkollën këtu, edhe ushtar do të jetë këtu. Pastaj, pse kur ka luajtur për moshat e Greqisë më kanë marrë dhe më kanë pyetur nga federata greke?! / Panorama Sport
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në trans...
Milani zhgënjen në trasfertë përballë Kremonezes dhe ndale...
Bajern Mynih vijon ecurinë fantastike në kampionat, duke m...
Napoli vijon shkëputjen në kampionat dhe sot ka mundur 2-0...
Federico Valverde u dhuroi tifozëve një top të ndeshjes fa...
Skënderbeu ka marrë një barazim 1-1 ndaj Flamurtarit d...
Në prag të nisjes së evenimentit më të madh sportiv, një a...
Me afrimin e Kupës së Botës në Katar, po bëhen gjithnjë e ...
Partizani do të luajë të dielën kundër Bylisit, ndeshje e ...
Mesfushori 19-vjeçar, Andreas Ndoj, i cili aktivizohet me ...
Kur ka mbetur më pak se dy javë nga starti i Kupës së Botës ...
Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të të Kategorisë Supe...
Trajneri i Francës, Didier Deschamps është duke përpiluar ...
Pas një starti të ngadaltë, Mohamed Salah duket se është r...
Për Armando Brojën dihet tashmë që ka interes të lartë nga...
Kastriot Dermaku, prej kohësh vuan nga dëmtimet e shumta. ...
Bajern Mynih e konsideron Alexander Nubel si pasardhësin e...
Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të mërkurë testin ...
Andreas Ndoji është tema e momentit sa u përket futbollist...
Partizani ka zhvilluar ditën e djeshme stërvitjen e rad...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...