“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Thomas Strakosha ka dhënë një rrëfim ndryshe për mediat greke. Aktualisht lojtar i Brentfordit, portieri ynë po ndiqet nga fati i keq i dëmtimeve që po ia bëjnë edhe më të vështirë ambientimin në Premier League. Në rrëfimin ndryshe për “Sport24.gr”, Strakosha shprehet se mund të luante për Greqinë, por pavarësisht dashurisë që ndien për këtë vend, duhej të zgjidhte Shqipërinë pasi këtu janë rrënjët e tij. Gjithashtu portieri e cilëson si një turp të madh nëse Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në Europian me lojtarët që ka në zotërim.
“Kur u nisa për në Itali isha 16 vjeç. E kisha si synim të largohesha nga Greqia dhe të luaja jashtë, sepse gjërat kishin filluar në mënyrë të tillë që nuk po shkonin mirë. Me fjalë të tjera, largimi në një moshë kaq të re më ndihmoi të piqesha, të mësoja të përballoja vetë në mjedise që nuk i njihja, që nuk i kisha mësuar.
Vend i huaj, gjuhë e huaj, mentalitet i huaj. Për shkak të moshës ishte e vështirë, sepse ndryshon tërësisht planin që kishe deri atëherë. Po mendoja se si do të ofroja dhe si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiarisht, as psikologjike. Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi dhe më shtyu të shkoja përpara dhe të mos mendoja për dështimin.
Është gjithmonë në mendjen tënde, por kur ke një qëllim dhe jep gjithçka, të paktën thua se u përpoqa. Kombëtarja? E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë, por unë dhe prindërit e mi jemi nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatshme të luaj për Kombëtaren shqiptare. Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por unë dhe prindërit e mi i kemi rrënjët në Shqipëri. Dhe është mirë që në Kombëtare të jenë emrat më cilësorë që janë shqiptarë për të ndihmuar skuadrën që të fillojë të ndërtojë emrin e saj.
Mendoj se në vitin 2024 mund të jetë sërish në Europian sepse kemi një brez të ri me shumë talent, lojtarë shumë të mirë dhe me mentalitet europian. Ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit. Të gjithë bashkë ia dalim prapë. Polonia është favorite e grupit, por ne duhet të jemi patjetër në vendin e dytë që të kalojmë më tej. Do të jetë turp nëse nuk do të shkojmë në Europian, ne kemi talent”, tha Strakosha. /Sport Ekspres/
Napoli e ka marrë fitoren e parë ndaj Eintracht Frankfurtit ...
Anis Mehmeti po shkëlqen te Bristol City pas kalimit nga W...
Napoli siguroi nje fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshm...
Rubin Hebaj u transferua në këtë merkato dimri në Uzbekist...
Hetimi për “Prisma”, i nisur nga Prokuroria Publike e Tori...
Erjona Sulejmani flet për jetën e saj private në një komun...
Tibo Kurtua është i kënaqur që gabimi i tij nuk peshoi në ...
Ekipi turk i Fenerbahçe duket se ka vendosur të ndërpresë ...
Legjenda e Liverpulit, Jamie Carragher, e ka shfrytëzuar m...
Liga Gjergj Kastrioti, eveniment i përbashkët për klube në...
Futbollisti italian, Jorginho, po kalon momente të mira në P...
Partizani do të presë ndeshjen derbi të radhës më datë 6 m...
Spektakli në Champions vazhdon me dy sfidat e fundit të fa...
Futbollistët shqiptarë te kombëtarja e Zvicrës përbëjnë një ...
Emiliano Martínez ka rrëfyer se ishte e vështirë të rikthe...
Është mbyllur me rezultatin 2-5 përballja dramatike mes Li...
Napoli është treguar fantastik sonte në fitoren prej 2-0 kun...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë ...
Real Madrid nuk ka ndërmend të ndalet mbrëmjen e sotme, teks...
Eros Grezda ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin “Panorama ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...