“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Eros Grezda ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është transferuar përsëri te ZTE në Hungari, ku shpreson të lërë pas problemet e viteve të fundit, përfshirë edhe eksperiencën pak të lumtur te Manisaspor në Turqi.
Grezda tregoi se çfarë pret në vijim nga kjo eksperiencë e dytë në Hungari, por edhe ka folur për të kaluarën e tij në karrierën në klube, apo edhe me kombëtaren shqiptare.
“Kam shumë pak ditë që kam nënshkruar këtu te ZTE. Klubin e njoh mirë, ligën e njoh se kam qene dhe më parë. Por kisha një periudhë të pafat herën e parë, se u dëmtova e pastaj isha me COVID për një kohë të gjatë, tani jam prapë këtu dhe tani shpresoj të shkojë sa më mbarë.
Dëmtimet më kanë ngadalësuar shumë karrierën, zhvillimin e karrierës. Unë bëra një hap të madh kur kalova te Rejnxhërs, por aty filluan problemet më të mëdha, se u dëmtova rëndë. Kam bërë disa ndërhyrje kirurgjikale. Kur ke këto probleme është e vështirë të gjesh veten me ndonjë klub e të kapësh ritmin. Por unë nuk jam dorëzuar, po stërvitem mirë dhe shpresoj të kap formën time.
Këtu kanë objektiv Europën dhe duan të fitojnë Kupën. Jemi për momentin në çerekfinale. Kemi një mundësi të mirë të fitojmë se dy skuadrat më të mira të Hungarisë janë eliminuar. Të gjithë pretendojmë më shumë, por kam pasur fatin e keq që lëndimet më kanë lënë shumë mbrapa dhe duhet të gjesh një ekip ku të vlerësojnë dhe dinë aftësitë e tua 100%. Ndaj kam ardhur këtu.
Në Turqi nuk kisha eksperiencë të mirë se sa shkova, pata dëmtime në këmbën e operuar. Dhimbjet vetëm shtoheshin, bëra injeksione por mu desh një periudhë shumë e gjatë pushimi. Kam pushuar një muaj rresht, nuk kam dhimbje për momentin dhe jam gati për hapin tjetër.
Është folur shumë edhe për kalimin në Superioren dhe të them të drejtën nuk kam diskutuar asnjëherë me drejtuesit e Partizanit dhe nuk ka pasur asgjë konkrete. U çudita shumë kur e lexova, kanë qenë vetëm spekulime mediash dhe nuk ka pasur asgjë nga ekipet e Shqipërisë.
Kampionati shqiptar për momentin është në rritje, është viti më i mirë në 10-15 vitet e fundit pasi po konkurrojnë shumë ekipe. Ka cilësi shumë lojtarësh si Balaj, Abazaj e të tjerë janë kthyer rë luajnë në Shqipëri, do të thotë që kampionati është në rritje. Nuk e di, për momentin dua të laj ende në Europë, jam ende i ri, dua të shoh veten në këto kampionate. Nuk i dihet asnjëherë, por për momentin jo.
Stiven Xherard? Ai është njeriu që në aspektin profesional, nuk kam pasur ndonjëherë trajner më të mirë në të gjithë aspektet. Kam pasur pakënaqësitë e mia se isha i ri dhe doja më shumë minuta, por i takon të kaluarës. Ai është njeriu i cili nga ana profesionale është më i miri që kam pasur mundësinë që të punoj. Kam pasur argumente më të që kërkoja të luaja më shumë, me tone të larta e të tjera, por janë harruar tanimë.
Pengu? Në Skoci jo, por në vitet kur isha atje mendoja se do të bëja hapin para në Premier Ligën angleze e besoja se kisha aftësitë, i besoj ende që i kam. Por futbolli është që duhet të bëhen të gjitha bashkë, duhet fat e vazhdimësi. Pengu ishte që nuk arrita të bëja një sezon të mirë e shkoja në Premier që ishte ëndrra ime të shkoja atje.
Mungesa në Kombëtare? Nuk kam luajtur se me trajnerin Reja, që kur ishte ai, nuk kam pasur raporte të mira, se herën e parë kur isha i ftuar, marrëdhëniet tona u ftohën. Kur shkova ishim 28 lojtarë, ishte hera e parë e tij dhe mori shumë lojtarë dhe kishim ndeshje kontrolli. Unë kisha luajtur çdo ndeshje në formacion, ne bënim 11 ndaj 11 dhe nuk më futi në asnjë prej skuadrave pa asnjë arsye. Unë vendosa të largohesha dhe nuk kam folur asnjëherë.
Silvinjo? Jam i lumtur, përderisa ka rezultate dhe ecim mirë, se Kombëtares nuk i duhet Grezda apo tjetri, Kombëtarja do të kërkojë më të mirët e të ketë rezultate që të gjithë shqiptarët duan. Për momentin nuk e mendoj fare, jam i përqendruar që të kap formën dhe kjo është kryesore. Pastaj Kombëtarja aty është, nëse mendojnë se mund t’i ndihmoj, mund të më thërrasin.
Jeta personale? Grezda është shumë i shpejtë edhe në futboll, edhe në jetën time private. Kam bërë hap të shpejtë, jam fejuar e martuar dhe jam shumë i lumtur krah gruas time”, tha ndër të tjera Grezda.
Ndeshja mes Liverpulit dhe Real Madrid ishte ajo që mbylli...
Ish-mesfushori i Skënderbeut, Suad Sahiti ka bërë hapa pas...
Anfield Road është arena e përballjes së parë të 1/8 së fina...
Pedri dhe Gavi janë dy futbollistë që shumëkush i cilëson të...
Partizani më në fund ka arritur të gjejë një stabilitet në m...
Brayan Boci ka debutuar si titullar me ekipin e parë të Geno...
Taulant Xhaka ka kaluar 10 vite në radhët e Bazelit dhe tash...
Në ndeshjen miqësore për U-16, Shqipëri-Itali që po luhet mo...
Leeds United zyrtarizon emrin e trajnerit të tyre të ri, Jav...
Sot janë luajtur ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore U...
Gjykata e Apelit në Barcelonë ka hedhur poshtë kërkesën e av...
Ish-atletja e njohur, Klodiana Shala, ka rrëfyer si rrallë h...
Bajerni i Mynihut po përjeton një sezon me shumë luhatje, ...
Stefano Pioli është në pritje dhe nga sot, nesër ai shpreson...
Nuk do të harrohet asnjëherë në Shqipëri dhe jo vetëm. Ansi ...
Pas dy javësh, Partizani do të luajë kundër Tiranës derbin...
Emiliano Bullari ose “Ibrahimoviçi shqiptar” siç e përshkrua...
Rastet ku futbollistët merren me muzikë nuk janë të pazakont...
Neymar dëshiron të qëndrojë në Paris, edhe në qoftë se miku ...
Në fund të sezonit, Karim Benzema mund të largohet nga Rea...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...