web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moviola e javës së 7-të në Superiore/ Arbitrat e bëjnë "baltë", VAR-i u mbulon gabimet

11 Tetor 2022, 14:34, Sport CNA
Moviola e javës së 7-të në Superiore/ Arbitrat e
Vllaznia-Partizani

Java e shtatë prodhoi më shumë raste të diskutueshme për moviolë, por që në fund u zgjidhën mirë me ndihmën e teknologjisë.

Në Tirana-Laçi dhe Vllaznia-Partizani pati më shumë probleme, teksa në Shkodër mungon një karton i kuq.

TIRANA-LAÇI 3-3

Gjyqtarë: S. Dyrmishi, E. Ganxhi (Elbasan), D. Korreshi (Lushnjë); VAR: F. Lata (Durrës) – AVAR: E. Rusta (Elbasan);

FSHF-ja ia kishte besuar ndeshjen Tirana-Laçi arbitrit nga Elbasani, Silvio Dyrmishi, i cili për herë të parë gjykonte në Superiore.

13’ Vesel Limaj vertikalizon për Florent Hasanin, që futet në zonë, driblon portierin Dajsinani, por rrëzohet pas pengimit nga ky i fundit. Arbitri Dyrmishi akordon penallti për Tiranën, por vetëm dy sekonda më pas anësori Koreshi jep pozicion jashtë loje. Arbitrat presin VAR-in, që në fund i jep të drejtë anësorit. Pamjet filmike tregojnë se Hasani është më i avancuar se mbrojtësit kurbinas.

54’ Kallaku jep një asist fantastik për Hasanin, që u vidhet mbrojtësve dhe i vetëm me Dajsinanin shënon pas goditjes me të majtën. Anësori Ganxhi ngre flamurin për pozicion jashtë loje të lojtarit të Tiranës. Vendim i drejtë, teksa konfirmohet edhe nga sistemi VAR.

62’ Ujka pengohet nga Behiratçe, i cili i ndërhyn në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës. Arbitri Dyrmishi jep fillimisht goditje dënimi për Laçin, por më pas është teknologjia që e korrigjon, pasi faulli është shkaktuar brenda zonës. VAR-i shpëton arbitrin, i cili edhe pse ishte afër aksionit, nuk akordoi direkt penallti për kurbinasit.

Gjyqtarë: K. Cjapi (Fier), A. Shkreta (Tiranë), E. Malo (Lushnjë); VAR: K. Barjamaj – AVAR: A. Koçiaj (Tiranë);

Në Shkodër gjykonte Kreshnik Cjapi dhe rastet e diskutueshme nuk munguan, teksa mungon një karton i kuq për mbrojtësin e Partizanit, Andi Hadroj, por ka dyshime edhe për një penallti të padhënë.

7’ Kaina ndërhyn me krahët hapur dhe godet Sotën në duel. Gjyqtari e kalon vetëm me një këshillim, por duhej të jepte karton të verdhë.

19’ Buxhelaj ndërhyn ashpër ndaj Malës, gjyqtari e kursen sërish të verdhin.

76’ Ndodhin dy episodet më të përfolura të kësaj ndeshjeje, me protagonist Hadrojin. Fillimisht Herald Marku lëshon një goditje, që devijohet me këmbë nga Sota dhe më pas prek dorën e Hadrojit. Te Vllaznia kërkojnë penallti, por Cjapi vijon lojën, duke qenë se bëhet fjalë për një dorë në pozicion natyral.

Në të njëjtin aksion, pas pak sekondash, Hadroj ndërhyn ashpër në mesfushë ndaj Smajlit, që lë fushën me barelë. Cjapi akordon vetëm karton të verdhë për mbrojtësin e Partizanit, ndërsa VAR-i nuk ndërhyn. Në këtë rast Hadroj duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq. Ndërhyrja ndaj Smajlit është e paqëllimshme, por intensiteti i saj dhe fakti që rrezikoi shëndetin e mbrojtësit të Vllaznisë, tregon se gjyqtari në këtë rast ka gabuar.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-2

Gjyqtarë: E. Bastari, M. Shazivari (Tiranë), T. Kasa (Vlorë); VAR: E. Jorgji (Elbasan) – AVAR: D. Myftari (Tiranë);

Në Durrës kryesor ishte Erjon Bastari, ndërsa në sistemin VAR, Enea Jorgji. Dy ishin rastet më të diskutueshme në këtë takim.

21’ Zejnullai përplaset me Xhikën dhe topi mbetet në zonë, ndërsa të dy rrëzohen në tokë. Më pas godet Delarzh dhe shkon në këndore, por Egnatia kërkon penallti dhe nga ana tjetër, portieri Xhika pretendon për faull. Bastari akordon vetëm goditje këndi. Vendim i drejtë, pasi nuk kishte kontakt për të dhënë një penallti.

56’ Delarzh hyn në zonë në krahun e djathtë dhe në fundore niset drejt portës, por rrëzohet pas një kontakti me Xhelil Asanin. Rrogozhinasit kërkojnë penallti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Kryesori mund të konsultohej edhe me VAR-in ose të shikonte edhe një herë të përsëritura pamjet. Një moment i dyshimtë, por që gjithsesi pamjet tregojnë se Asani ka prekur topin, pa e penguar Delarxh. Sërish arbitri ka gabuar, pasi duhet të jepte goditje këndi për Egnatian.

ERZENI-EGNATIA 0-0

Gjyqtarë: O. Yzeiraj (Patos), F. Kolleshi, E. Spahiu (Tiranë); VAR: J. Xhaja – AVAR: E. Doda (Tiranë);

Arbitri nga Patosi, Olsion Yzeiraj, në të vetmin rast flagrant për moviolë, mori vendim të drejtë, pa pasur nevojë për ndihmën e VAR-it.

41’ Hasani asiston te Greca, që del i vetëm me portierin, e driblon këtë të fundit dhe shënon. Goli anulohet nga anësori Spahiu për pozicion jashtë loje dhe pamjet filmike i japin të drejtë, pasi Greca është më i avancuar në momentin e pasimit nga mbrojtësit e Teutës.

43’ Pas një topi të gjatë në zonën e Teutës, Greca përfiton nga devijimi i Kuros me kokë dhe më pas merr një shtyrje nga Marku. Sulmuesi i Kastriotit rrëzohet dhe arbitri Yzeiraj jep direkt 11-metërsh. Vendim i drejtë, pasi kemi të bëjmë me faull.

KUKËSI-BYLIS 2-0

Gjyqtarë: A. Koçi, H. Lisaku (Durrës), R. Zajmi (Tiranë) – VAR: K. Meta (Tiranë) – AVAR: F. Lama (Durrës);

Rasti më i diskutueshëm për moviolë ka qenë padyshim momenti i golit të parë me anë të mbrojtësit të Kukësit, Tiago Ferreira. Anësori Lisaku akordoi pozicion jashtë loje, por më pas ishte sistemi VAR ai që ktheu vendimin, duke e dhënë gol.

Një rast mjaft i dyshimtë, që vetëm me ndihmën e teknologjisë mund të zgjidhej. Pamjet filmike tregojnë se Ferreirën e mbante në lojë vendosja e brazilianit të Bylisit, Lorran, teksa bëhej fjalë për çështje centimetrash.

/Panorama Sport





Lajmet e fundit nga