Çudira në futbollin shqiptar, trajneri shkarkohet pa debutuar ende në Kategorinë e Parë
Ndodh edhe kështu. Bekim Kuli shkarkohet nga Luzi 2008 pa de...
Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot miqësoren e dytë më Bosnje-Hercegovinën U-17, që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Air Albania” e që u mbyll në barazim 0-0.
Trajneri Ervi Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari, Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini, Mateo Dashi, Oresti Kule, Dean Vranici, Glenis Belloj, Ersi Bode, Flavio Sulejmani.
Skuadrat i kalojnë minutat e para duke studiuar njëra-tjetrën, ndërsa Bosnja ka rastin e parë të ndeshjes pas një aksioni nga e djathta me kapitenin Kurti që neutralizon një goditje të rrezikshme brenda zonës së vogël, duke e dërguar topin në këndore.
Në minutën e 21-të Mateo Dashi ka në këmbët e tij një mundësi të mirë pas një këndoreje, por gabon në momentin e fundit me gjuajtjen e tij që përfundon jashtë. Vetëm tre minuta më vonë Dean Vranici del në një pozicion të mirë në hyrje të zonës pas një aksioni të bukur nga qendra dhe godet me të majtën topin që për fat të keq përfundon jashtë. Është momenti i Shqipërisë dhe në aksionin pasardhës kuqezinjtë godasin shtyllën pas një krosimi nga e djathta dhe në vazhdim Kurti tenton me kokë, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja boshnjake.
Në minutën e 39-të është radha e Sulejmanit të provojë shansin para portës, duke finalizuar një aksion të bukur me një gjuajtje nga shumë afër, që bllokohet nga portieri Jurkas. Tjetër rast flagrant në minutën e 43-të me topin e goditur bukur nga Bode që përplaset në shtyllën pingule. Bosnja provon të reagojë dhe i afrohet golit në minutën e 45-të me gjuajtjen me kokë të Popoviç që përfundon jashtë shumë pranë shtyllës.
Në pjesën e dytë Bulku bën zëvendësime duke hedhur në fushë Devi Duron, Endi Halilin, Egert Selmanin dhe Federik Toskun, ndërsa edhe Bosnja freskon forcat. Janë boshnjakët që rrezikojnë të parët me Rizvic, i cili godet portën dhe Dervishi në vështirësi e nxjerr topin jashtë mbi traversë. Në minutën e 63-të Bosnja mbetet me 10 lojtarë pasi Marcetic ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit Dervishi.
Me superioritet numerik kuqezinjtë marrin kontrollin e lojës dhe zëvendësimet i japin një tjetër ritëm Kombëtares, që afrohet disa herë rrezikshëm në anët e portës boshnjake. Devi Duro shkëputet bukur nga e majta në minutën e 83-të dhe pasi hyn në zonë godet, por topi pritet nga portieri boshnjak. Pavarësisht përpjekjeve ndeshja mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0, njësoj si edhe miqësorja e parë e zhvilluar në Durrës dy ditë më parë.
Kombëtarja U-17 mbylli kështu përgatitjet e radhës që po kryhen para ndeshjeve të fazës Elite Round të Kampionatit Europian 2023. Shqipëria është shortuar në Elite Round në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.
Shqipëri U-17 – Bosnje-Hercegovinë U-17 0-0
Shqipëria U-17: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari (Ergi Çela 70’), Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini (Ivan Ivanaj 89’), Mateo Dashi (Endi Halili 52’), Oresti Kule (Selmani 46’), Dean Vranici (Devi Duro 52’), Glenis Belloj (Enio Karepi 70’), Ersi Bode (Frederik Tosku 60’), Flavio Sulejmani.
Bosnje-Hercegovina U-17: Mladen Jurkas, Jusuf Terzi?, Nidal ?elik, Faruk Bezdrob (Stefan Mar?eti? 46’), Anes Špago (D?enan Šabi? 60’), Aleksa Popovi? (Roko Šili? 60’), Haris Jogunovi? (Sergej Popovi? 74’), Vuk ?ori? (Adriano Rizvi? 46’), Ajdin Beganovi? (David Kara?i? 74’), Andrej Vlaisavljevi?, Vedad Gar?evi?.
Ndodh edhe kështu. Bekim Kuli shkarkohet nga Luzi 2008 pa de...
Fabricio Corsi ka folur për mikrofonin e “Radio Toscana”-s...
Bayern Munich po sheh gjithmonë e më shumë drejt verës, aty ...
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, rikthehet të komento...
Lazio arriti të fitonte minimalisht në ndeshjen e parë të Co...
Një tjetër kapitull do të nisë për Kombëtaren shqiptar...
Juventusi barazoi sot 1-1 kundër Nantes në ndeshjen e parë...
Ndeshja e tij e fundit me kuqezinjtë daton në 18 shtator k...
Befasia e madhe me Kategorinë e Parë, gara e çuditshme...
Te Partizani duket se ka një situatë aspak të këndshme...
Me rastin e 60-vjetorit (17 janar 1963), Michael Jordan, l...
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në ndeshjen Nisë-Lilë ...
Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 15-të, Lazio i...
Juventus e nis me hap fals aventurën në fazën e 1/16-tave të...
Avokati i paditëses Kathryn Majorga është urdhëruar t’i pagu...
Ermal Krasniqi u transferua në janar nga Ballkani tek skuadr...
Në ndeshjen e Conference League mes Trabzonspor dhe Basel të...
Ndeshja e sotme mes Trabzonsporit dhe Bazelit ka nisur me nj...
Mançester Juanjtid është në shitje dhe duket se edhe këtë he...
PSG-Bajern Mynih u vlerësua nga shumëkush në petkun e një fi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...