Plas te Partizani, Colella “dëbon” nga ekipi mbrojtësin e talentuar
Te Partizani duket se ka një situatë aspak të këndshme...

Befasia e madhe me Kategorinë e Parë, gara e çuditshme në Superiore, dënimi i UEFA-s, Ilir Daja për Kombëtaren dhe deri te transferimi i Xhuliano Skukës në Francë. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, rikthehet të komentojë disa nga temat më të nxehta të futbollit shqiptar, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, sqaroi se klubi që drejton është i destinuar të presë edhe katër vite për të mbyllur një herë e përgjithmonë çështjen e dënimit.
Takaj e konsideron dështim personal nëse Skënderbeu nuk arrin të ngjitet në Superiore pas përfundimit të këtij sezoni, ndërsa nuk ngurron të “thumbojë” Dinamon për episodet e ndeshjes së fundit mes tyre në “Selman Stërmasi”. Në luftën treshe për titullin në elitë, kreu i klubit korçar shikon një Tiranë më të fortë, por nga ana tjetër, thekson se Vllaznia do të jetë pretendente kryesore nëse sulmuesi Liridon Latifi rikthehet në formën e dikurshme.
Pas gati një dekade suksesi në elitën e futbollit shqiptar, si është të menaxhosh Skënderbeun në Kategorinë e Parë?
Të jem i sinqertë, prisja që Kategoria e Parë të ishte shumë më keq nga çfarë unë e mendoja në fillim. Por tani që jemi pjesë e kësaj gare dhe po e njohim në detaje kampionatin, mendoj se është në një nivel të mirë, përjashto problematikat me infrastrukturën, ku ndoshta disa fusha nuk janë aty ku duhej. Pjesa tjetër është befasuese për mua dhe ju them me bindje që nuk ka ndonjë diferencë me Superioren.
Çfarë ju ka befasuar për mirë?
Më ka habitur organizimi kur kemi luajtur në transferta. Ka qenë më qetësi në krahasim me ndonjë ndeshje të Superiores dhe madje është luajtur futboll i një niveli shumë të mirë.
Nëse nuk arrini të ngjiteni këtë sezon në Superiore, a mund ta quajmë një dështim të madh për klubin e Skënderbeut?
Për mua do të ishte një dështim shumë i madh nëse nuk ngjitemi në Superiore. Mund ta quaja ndoshta një nga dështimet më të mëdha që kur drejtoj klubin… Gjithsesi, do të shihemi në Superiore patjetër.
Pse e mendoni kështu, në një kohë që gara është shumë e fortë dhe keni rival Dinamon, Flamurtarin, Korabin, etj.?
Vërtet është garë shumë e fortë, por ne bëjmë llogaritë tona dhe jemi gati për t’u rikthyer në Superiore. Me ekipin që kemi aktualisht, mendoj se do të jemi në vend të parë ose të dytë me patjetër.
Të flasim pak për ecurinë e Ballkanit të Ilir Dajës, që ngjason me Skënderbeun. U surprizuat që bënë aq mirë në Europë?
E prisja këtë sukses të Ballkanit, sepse kishin realisht një skuadër të mirë. I kisha ndjekur rregullisht, për më tepër kemi aty edhe lojtarë që kanë qenë te Skënderbeu si Jashanica, Gripshi dhe Abazi. Unë punën e Ilir Dajës e di shumë mirë dhe isha i bindur për atë që do të bënte me Ballkanin. Me ato lojëra që bëri Ballkani, e meritoi plotësisht pjesëmarrjen në grupe, duke qenë madje shumë dinjitoz aty.
Çfarë duhet të bëjë më shumë një trajner si Daja që FSHF-ja t’i besojë pankinën e Kombëtares shqiptare?
Daja duhet të vazhdojë të bëjë mirë, kudo që të jetë.
Nëse do të ishit ju në vendin e Armand Dukës, do ta emëronit Dajën trajner të Shqipërisë?
Po, do t’ia besoja dhe kjo e ka një arsye të fortë, sepse unë e njoh më mirë si trajner. Duka ka njohje më të largëta me Dajën dhe të afërta me trajnerë të tjerë, por ka edhe politika të tjera FSHF-ja. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, nuk kemi mendime të njëjta as për një ndeshje futbolli. Kjo është edhe bukuria e këtij sporti, sepse të gjithë e shikojmë ndryshe. Nuk ka një mendim fiks, që për një trajner që vendos, do të bëhet mrekullia. Kemi parë trajnerët më të suksesshëm në botë, që edhe ata kanë opozitën e tyre. Ka njerëz që nuk i duan, nuk i kanë qejf, sado që mund të kenë suksese. Përzgjedhjet janë edhe pak me fat. Sukseset dhe dështimet janë shumë pranë njëra-tjetrës në punën e trajnerit. Një gabim i një lojtari të hedh në erë gjithë sezonin dhe vendos për trajnerin. Ka edhe kështu… Pastaj jemi në një vend ku nuk mbarojnë kurrë paragjykimet. Rëndësi ka që të ketë diskutime, sepse po nuk pati polemika, nuk është i bukur as futbolli", deklaroi Takaj në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport".
Te Partizani duket se ka një situatë aspak të këndshme...
Me rastin e 60-vjetorit (17 janar 1963), Michael Jordan, l...
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në ndeshjen Nisë-Lilë ...
Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 15-të, Lazio i...
Juventus e nis me hap fals aventurën në fazën e 1/16-tave të...
Avokati i paditëses Kathryn Majorga është urdhëruar t’i pagu...
Ermal Krasniqi u transferua në janar nga Ballkani tek skuadr...
Në ndeshjen e Conference League mes Trabzonspor dhe Basel të...
Ndeshja e sotme mes Trabzonsporit dhe Bazelit ka nisur me nj...
Mançester Juanjtid është në shitje dhe duket se edhe këtë he...
PSG-Bajern Mynih u vlerësua nga shumëkush në petkun e një fi...
Janë zhvilluar sot duelet e para të raundit të 1/16-ve në Co...
U luajtën katër ndeshjet e para në Europa League, për fazën ...
Skënderbeu mori një pikë të rëndësishme kundër Dinamos në Ka...
Fondi i Qeverisë shqiptare i akorduar në total për sportin ë...
Kalidou Koulibaly u transferua gjatë merkatos së verës nga N...
Kathryn Mayorga akuzoi Cristiano Ronaldon për sulme seksuale...
Rinovimi i kontratës së Lionel Messit është një nga temat më...
Futbolli i Anglisë ndryshon shumë me pjesën tjetër të kampio...
Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot në FSHF ka pasur shu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...