web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merret vendimi për të ardhmen e Armando Brojës

15 Gusht 2022, 14:47, Sport CNA

Armando Broja është një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës te skuadra e Çelsit.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse i huazuar te Sauthemptoni sezonin e kaluar, sulmuesi i Kombëtares është aktivizuar aktualisht dy herë në Premier Ligë me blutë e Londrës, saqë drejtuesit e këtyre të fundit po e mendojnë seriozisht një qëndrim të 20-vjeçarit në “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton media pranë ekipit të Çelsit, thuhet se klubi po i ofron rinovimin Armando Brojës, teksa kanë nisur bisedimet për vijueshmërinë e bashkëpunimit mes palëve.

Aktualisht me fanellën e Çelsit, Broja në Premier Ligë është aktivizuar 16 minuta në fitoren ndaj Evertonit dhe 1 minutë në barazimin në derbin e Londrës ndaj Totenhemit.





Lajmet e fundit nga