web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës dhe vendos rekord në kohë

20 Tetor 2024, 12:03, Sport CNA
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës dhe vendos rekord
Luiza Gega, Maratona e Tiranës

Luiza Gega fiton për herë të parë në disiplinën “Marathon” 42 km në edicionin e tetë të Maratonës së Tiranës.

Atletja shqiptare vendosi rekord kombëtar me 2 orë e 34 minuta, duke zënë vendin e parë për herë të parë në disiplinën e 42 km.

Deri më sot, rekordi për vajza në këtë disiplinë ishte 2 orë e 35 min, ndërsa këtë të diel Luiza Gega vendosi një tjetër rekord.

Në Maratonën e Tiranës morën pjesë 5 mijë garues, që kanë ardhur në Shqipëri nga 50 vende të botës.

Maratona u zhvillua në katër disiplina kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km./CNA





Lajmet e fundit nga