web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lloci i "djeg" fitoren Tiranës, Teuta shtang bardheblutë

19 Janar 2024, 18:51, Sport CNA

Lloci i "djeg" fitoren Tiranës, Teuta shtang bardheblutë

Teuta dhe Tirana barazuan 2-2 mes tyre, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.   

Në minutën e 25-të, ishte Regi Lushkja, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndali topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Ahmatajt.

Vlen të përmendet, se Tirana kishte edhe dy raste të tjera të pastra me Haxhiun dhe Abazajn, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë për herë të dytë.

Në pjesën e dytë, Abazaj nuk gaboi, teksa këtë herë me portën e boshatisur pas asistit të Haxhiut, ia doli ta dërgojë në rrjetë, duke shënuar të dytin. U duk një fitore e lehtë për Tiranën, por ndodhi e kundërta.

Në minutën e 58-të, trajneri Martini hedh në fushë Matias Lloci dhe ishte pikërisht mesfushori që ndryshoi rrjedhën.

Fillimisht 23-vjeçari shënoi në minutën e 80-të, ndërsa dy minuta më vonë, barazoi shifrat.

Me këtë barazim, Tirana mban vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e fundi me 17 pikë.





Lajmet e fundit nga