web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet pjesa e parë, Egnatia i jep “leksion” me 3 gola Kukësit

19 Janar 2024, 14:24, Sport CNA

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.

Pas 45 minutave të para, rrogozhinasit kryesojnë bindshëm me rezultatin 0-3.

Malota zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, ndërsa në minutën e 34-t, Fernando shënoi të dytin.

Braziliani gaboi nga penalltia, por përfitoi nga topi i kthyer, duke e dërguar topin në rrjetë. 3 minuta më vonë, sulmuesi Mario Gjata shënoi të tretin.





Lajmet e fundit nga