Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Arijon Ibrahimoviç nuk ka asnjë lidhje me gjigantin suedez të Milanit, përveç talentit që kanë të dy në futboll. Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar të Bajernit të Mynihut, që debutoi pasditen e sotme në Bundesligë.
Nuk ka rëndësi nëse talenti rritet në shtëpi, apo evidentohet nga skautët, por vlen të theksohet se është gjithmonë i pranishëm te Bajerni i Mynihut. Ndodh kështu gjithmonë dhe kjo edhe për fakti nëse bavarezët u japin mundësinë të tregojnë veten në fushë.
Nga Jamal Musiala te Paul Wanner, pa harruar Mathyjs Tel, janë disa nga të rinjtë e talentuar që po tregojnë veten në organikën e Bajernit. Më i fundit që u shtohet, është padyshim Arijon Ibrahimovic. Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me mbiemrin, por edhe me atë që ka bërë në ekipet e moshave.
Kush është Arijon Ibrahimovic? - Mbiemri shkakton kuriozitet, por Arijon nuk ka asnjë lidhje me Zlatan Ibrahimovic. I njohur edhe si Arijon Ibrahimi, 17-vjeçari është djali i dy prindërve nga Prizreni dhe ka lindur në Nuremberg. Pikërisht këtu ka nisur edhe futbollin me ekipet e moshave.
Më pas kaloi te moshat e Greuther Furth, ndërsa në 2018-ën, kur ishte vetëm 12 vjeç, iu bashkua Bajernit të Mynihut. Arijoni ka luajtur gjithmonë me më të mëdhenjtë, aq sa në moshën 15-vjeçare debutoi në ekipin U-19 të Bajernit. Dhe çfarë debutimi, duke dominuar në kampionat, me 7 gola dhe 14 asiste, ndaj lojtarëve tri vite më të mëdhenj.
Hapi i madh - Emri i tij ka qenë gjithmonë në listën e drejtuesve, por edhe në vëmendjen e tifozëve. Megjithatë për herë të parë iu bashkua skuadrës së Nagelsmanit në përgatitjet dimërore. Më pas, për shkak të disa të prekurve me COVID-19, trajneri bavarez e mori në pankinë në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, bashkë me Paul Wanner.
E nëse ky i fundit debutoi, Ibrahimovic do të duhej të priste ende. Iu desh të qëndronte në pankinë edhe tri herë të tjera, për të ardhur te pasditja e sotme. Me fitoren në xhep, pasi kryesonte 3-0 ndaj Bochum, Nagelsmann vendosi të largojë Sane dhe t’i besojë djaloshit me origjinë nga Prizreni.
Ndërkohë, këtë sezon Ibrahimovic po shkëlqen me skuadrën U-19, pasi ka shënuar 15 gola dhe furnizuar 7 asiste. Ai ka debutuar edhe me Gjermaninë U-18, duke shënuar që në ndeshjen e parë ndaj Republikës Çeke.
Pikat e forta të Arijon Ibrahimoviç - Arijon Ibrahimovic mund të identifikohet si një mesfushor ofensiv, por shpesh ka luajtur edhe si mesfushor krahu. Megjithatë, pavarësisht pozicionit, ka tendencën të futet gjithmonë në brendësi dhe të shkojë deri në zonën kundërshtare.
Pika e tij më e fortë është topi në këmbë: driblimi, kontrolli, teknika në ecje, etj., por edhe goditjet nga distanca, siç tregohet në video. Është një makth i vërtetë për mbrojtësit kundërshtarë.
“Është një futbollist instiktiv, me teknikë të shkëlqyer dhe kupton në mënyrë perfekte lojën. I mjafton një prekje, për të mos humbur ritmin e ndeshjes. Më pas mendon shumë shpejt, është dinamik në duele dhe një goditës i shkëlqyer. Duhet të përmirësohet vetëm në fazën difensive, kur sulmon kundërshtari”, thotë për të Holger Seitz, drejtori i Kampusit të Bajernit të Mynihut.
Shumë e shohin Ibrahimovic si Leon Goreckën e ri, më shumë për rolin në fushë, sesa për cilësitë teknike. Megjithatë ka edhe nga ata, që mendojnë se është pasuesi i Thomas Muller. Gjithsesi, Arijon ka ende kohë për t’u rritur dhe mbi të gjitha në aspektin fizik, pasi është vetëm 1.76 m. Megjithatë, është vetëm 17 vjeç dhe sigurisht që rruga është shumë e gjatë, por vlen të theksohet se të paktën për momentin, është padyshim ajo e duhura. /SS
Sauthempton vazhdon të jetë në fundin e tabelës së renditjes...
Një nga portierët më të mirë në botë, Manuel Nojer (36), pap...
Ditë zie në futbollin belg dhe te Winkel Sports, një skuadër...
Bajerni i Mynihut fitoi 3-0 ndaj Bohumit. Bavarezët siguruan...
Vazhdojnë fushatat e ndihmës dhe mbështetjes për qytetarët q...
Armando Dobra gjeti golin e katërt në kampionat me fanellën ...
Sigurisht që Lautaro Martinez nuk mund të mungojë në gëzimet...
Thomas Strakosha mund të ketë shansin e tij për të treguar s...
Frenk Kesi pritet të jetë lojtari i parë që Interi do të tra...
Ngolo Kante ka vendosur të nisë një aventurë të re në fundin...
Nisur nga takimi me presidentin dhe objektivat që Skënderbeu...
Dushan Vlahoviç është një nga futbollistët më të kërkuar në ...
Nuk ka surpriza në finalen e Botërorit të Klubeve. Reali i...
Futbollisti me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç, deb...
Armando Dobra gjeti golin e katërt në kampionat me fanellë...
Momente paniku u regjistruan ditën e sotme në stadiumin “R...
Goli i Oliver Giroud riktheu Milanin te fitorja pas katër hu...
Turqia po përpiqet të mbledhë copat, pas dy tërmeteve vdekje...
Arsenali bën një tjetër ndalesë në Premier League. Kryesuesi...
Superliga e Kosovës ka rifilluar sot me ndeshjet e javës së ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...