web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Premier League kërkon Muriqin, gati 40 milionë euro

11 Janar 2023, 19:11, Sport CNA

Vedat Muriqi është në radarin e klubeve angleze, ku pas Aston Villas, edhe një ekip tjetër ka shprehur interesim për transferimin e tij në afatin e janarit.

Mediat në Spanjë, raportojnë se West Ham është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Thuhet se West Hami ka kthyer sytë nga Muriqi, pasi është refuzuar nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri për të cilin kishte bërë ofertë zyrtare.

Për të siguruar shërbimet e Muriqit, londinezët janë të gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro për ta bindur Mallorcan në lirimin e tij.

Te West Hami janë në kërkim të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar dhe Muriqin po e shohin si përforcim të duhur për repartin ofensiv.

28-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion tek ekipi spanjoll, të cilit iu bashkua verën e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2027.





Lajmet e fundit nga