Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Skënderbeu ka filluar përgatitjet dhe njëkohësisht merkaton, atje ku korçarët kanë mundur të bëjnë dy goditjet e para në këtë hapësirë transferimesh. Tashmë radha i ka kaluar stërvitjes në terren dhe mundësisë për të marrë edhe ndonjë lojtar tjetër që do të ishte i domosdoshëm për trajnerin Ivan Gvozdenoviç.
Për 44-vjeçarin serb, afrimet do t’i bëjnë mirë ekipit, por deri në momentin që do të këtë lojtarët e përfolur në stërvitje, nuk do të bëjë asnjë koment. Ndryshe ndodh për rinovimet, atje ku Gvozdenoviç flet për Belajdi Pusin dhe Erlis Frashërin, si dy lojtarë që trajneri i quan pjesë thelbësore për pjesën e mbetur të sezonit. Në intervistën për “Panorama Sport”, kreu i pankinës korçare preku të gjitha temat më të nxehta rreth klubit.
Ivan, me rikthimet e Randit dhe Moraeshit mund të themi se mesfusha e Skënderbeut është e kompletuar tashmë?
Të them të drejtën, që në momentin e parë kur kam marrë drejtimin e ekipit, e kam biseduar me presidentin dhe e kemi parë si mjaft të domosdoshëm afrimin e lojtarëve cilësorë, për të qenë të bindur për objektivin sezonal. Në kushte të tilla, duket ditur se presidenti Takaj e njeh mirë futbollin dhe e do Skënderbeun, do të bëjë çmos për të bërë afrimet e duhura. Unë jam në dijeni të emrave, por deri në momentin që do t’i shoh në stërvitje, nuk mund të flas për lojtarët që ju me pyesni.
Gjithsesi, çfarë prisni tjetër nga merkatoja përveç dy rikthimeve?
Unë jam i vetëdijshëm që në këtë periudhë nuk mund të bëjmë shumë, pasi nuk ka lojtarë cilësorë të lirë dhe afrimet janë të vështira. Ne duam të përforcojmë ekipin me lojtarë cilësorë, që të jenë pjesë e menjëhershme e ekipit dhe gati për të filluar pjesën e dytë të sezonit. Por, përpos kësaj sa thashë mendoj se do të na duhen edhe dy apo tre lojtarë të tjerë për të pasur alternativa cilësore apo edhe futbollistë të gatshëm për të përballuar sezonin.
Ndërkohë, kanë rinovuar kontratën sulmuesi Pusi dhe mbrojtësi Frashëri. Ju kënaq kjo situatë?
Sigurisht që jam i lumtur, sepse ka qenë një kërkesë që ia kisha parashtruar presidentit. Pusi është një lojtar kyç për mua dhe një sulmues cilësor, mbi të cilin kemi ndërtuar ofensivën dhe kemi shumë besim. Frashëri, nga ana tjetër, është një lojtar me eksperiencë të madhe dhe mbi të gjitha korçar, çka do të thotë se e ndien më shumë se kushdo fanellën. Kjo ka shumë rëndësi dhe për mua është mirë që të dy pranuan të jenë pjesë e Skënderbeut.
Me ardhjen tuaj është bërë një ekip sulmues, a ishte ky mentaliteti i një ish-mbrojtësi si ju?
Të them të drejtën, ky është stili i lojës që unë pëlqej më shumë, por jo vetëm mentaliteti im. Është mentaliteti që unë jam mësuar të shoh te Skënderbeu, me të cilin kemi arritur të bëjmë historinë. Prandaj doja ta riktheja si një armë më shumë për të arritur objektivin.
Duke qenë se jemi tek objektivi, çfarë prisni të arrini për pjesën e mbetur të sezonit?
Objektivi ynë nuk ndryshon. Ne do të kërkojmë rikthimin e menjëhershëm në Superiore dhe për këtë jemi të vendosur ta bëjmë që këtë sezon. Prandaj objektiv kemi vendin e parë në kampionat ose minimalisht vendin e dytë.
Zhoao Feliks është zyrtarisht futbollisti më i ri i Çelsit...
Duket se te Kukësi janë “zgjuar” dhe kanë nisur të lëvizin...
“The Telegraph” zbulon detaje nga takimi i presidentit të ...
Silvinjo është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare dhe vjen...
Ka përfunduar aventura me klubin e Tiranës për mbrojtësin,...
Simon Simoni u shit në Bundesligë te Frankfurti, me Dinamo...
Milani do të përballet me Torinon sot në mbrëmje në një sf...
Kristjan Asllani ishte titullar gjatë gjithë 120 minutave, n...
Për të zgjidhur ngërçin me Beshiktashin dhe siguruar një h...
Nëse Lushkja nuk u arrit, Partizani hap një tjetër “betejë” ...
Inter vuan, por në fund ia del të kualifikohet për në fazë...
FSHF-ja zgjodhi të nderojë Edi Rejën, duke i dhënë mundësi...
Për Serxho Kun Agueron, të shihte Argjentinën e udhëhequr ...
Egnatia është një nga skuadrat më aktive të Superiores, në k...
Tirana është kthyer në klubin më aktiv të kësaj merkato në S...
Pritja merr fund. Trajneri i Interit ka vendosur që të aktiv...
Carlo Ancelotti trajner dhe Gennaro Gattuso futbollist, u sh...
Rusia ka marrë sot përgjigjen përfundimtare nga KAS i Lozanë...
Kombëtarja e Belgjikës është në kërkim të një trajneri pas s...
Cristiano Ronaldo ka fituar pesë “Topa të Artë” në karrierën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...