Lautaro Martinez rrezikon Botërorin, në Katar nuk e lënë të hyjë
Lautaro Martinez rrezikon seriozisht Botërorin “Qatar 2022...

Një fushë e re sportive i është bashkuar Kukësit, në aneksin e stadiumit. Së fundmi në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka mbajtur edhe një fjalim për këtë fushë sportive.
POSTIMI I FSHF-së:
Projektet e Federatës Shqiptare të Futbollit në infrastrukturë dhe përmes shpërndarjes falas të bazës materiale për të gjithë fëmijët në të gjithë vendin po i japin një zhvillim gradual futbollit shqiptar. Këtë herë ishte radha e Kukësit që pas stadiumit modern “Kukës Arena” të inauguruar pak muaj më parë, tani qyteti do të gëzojë edhe një fushë të re ndërtuar në aneksin e stadiumit përmes një investimi të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kukës.
Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Lezhës, Kristjan Xhidodaj, futbollistë të vegjël dhe prindër.
Përveç inaugurimit të fushës në këtë ceremoni u shpërnda edhe baza materiale për ekipet e futbollit të kësaj zone në kuadër të projektit “Uniforma Ime” me FSHF-në, që vazhdon të pajisë me uniforma falas të gjithë fëmijët që luajnë futbollit me ekipe në të gjithë vendin nga mosha U-7 e deri në moshën U-19.
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se investime të tilla në bashkëpunim edhe me njësitë vendore janë jetike për të mbështetur zhvillimin e futbollit, teksa një nga prioritetet kryesore të Federatës është futbolli i fëmijëve dhe i vajzave, por pa infrastrukturën e duhur është e vështirë që ky mision të përmbushet plotësisht.
“Në të njëjtën ceremoni ne inaugurojmë këtë fushë të re, ndërtuar nga një bashkëpunim shumë i frytshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit me Bashkinë e Kukësit, një bashkëpunim që nuk ka filluar këtu dhe as përfundon këtu. Ka filluar me ndërtimin e stadiumit të ri, që e kemi inauguruar pak muaj më parë e i ndërtuar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Një nga veprat më të bukura jo vetëm të veriut, por i të gjithë Shqipërisë, që i shërben futbollit të Kukësit dhe ne do të vazhdojmë edhe me fusha të tjera, në Kukës dhe qytete të tjera”, – tha Duka, teksa theksoi bindjen e tij se FSHF do të bëjë gjithçka që t’u krijojë kushtet e duhura të gjithë fëmijëve që të realizojnë ëndrrën e tyre për të luajtur futboll.
“Një nga prioritetet kryesore të FSHF-së janë futbolli i fëmijëve dhe vajzave, mirëpo për t’i krijuar kushte fëmijëve dhe vajzave duhet tre komponentët kryesorë: fushat e stërvitjes, uniformat dhe topat e gjithashtu edhe trajnerët për t’i mësuar e për t’i edukuar fëmijët. Kukësi ka një trajner të përgatitur nga shkolla e FSHF-së dhe nëpërmjet projektit madhor Uniforma Ime, me bazën materiale që po shpërndahet për ekipet në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë, unë besoj se i kemi kompletuar fëmijët me uniforma dhe topa, por kemi më pak infrastrukturë dhe për këtë po insistojmë shumë që të kemi sa më shumë fusha futbolli për t’i siguruar fëmijët që të realizojnë ëndrrën e tyre që të ushtrojnë lojën më të bukur në botë, futbollin”, – u shpreh kreu i qeverisë së futbollit shqiptar.
Sakaq, Presidenti Duka u ndal edhe në projektin 100 fushat, si një nismë që tashmë do të ketë edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për të shtuar numrin e fushave të futbollit në të gjithë vendin.
“FSHF ka nisur projekt 100 fushat e këtij projekti së fundmi do t’i bashkohet edhe qeveria shqiptare, që në mbledhje të fundit me kryetarët e bashkive u është kërkuar atyre që të gjejnë hapësira dhe ne e kemi deklaruar dhe e promovojmë në çdo mundësi që kemi, jemi të gatshëm që të financojmë në çdo lloj hapësire, çdo lloj subjekti privat apo njësi vendore, për të ndërtuar një fushë futbolli, qoftë më bar artificial apo natyral.
Uroj që të kemi sa më shumë fëmijë që luajnë futboll, padyshim që ka qenë e vështirë deri dje me shumë pak terrene sportive ose aspak. Jemi para faktit që me fillimin e projektit të rëndësishëm Uniforma Ime është shtuar numri i fëmijëve, vajzave dhe djemve që po i bashkohen ekipeve të futbollit dhe uroj që të shtohen akoma më shumë. Është detyra jonë, dhe e pushtetit vendor e qeverisë dhe e gjithë prindërve që t’u krijojmë kushte sa më të mira fëmijëve tanë për të qenë fëmijë të shëndetshëm nëpërmjet sportit dhe nuk ka edukim më të mirë se sa nëpërmjet sportit. Futbolli nuk është thjeshtë një garë, por është një lojë nëpërmjet të cilës edukojmë fëmijët tanë dhe pse jo rrisim edhe profesionistë”, – deklaroi Presidenti i FSHF-së.
Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, njëherësh edhe President Nderi i klubit të Kukësit, vlerësoi kontributin e madh të Federatës Shqiptare të Futbollit, qoftë me investimet në infrastrukturë ndër të cilët edhe stadiumi i ri “Kukës Arena”, qoftë edhe me projektin madhor Uniforma Ime që po jep një impakt të madh në të gjithë vendin.
“Dua të falënderoj Presidentin Duka për gjithë këto investime që për një kohë shumë të shkurtër ne kemi bërë shumë për futbollin në Kukës, sidomos në infrastrukturë në bashkëpunim natyrisht edhe me qeverinë. Tashmë kemi realitet edhe projektin madhor për të gjithë fëmijët në të gjithë Shqipërinë që është Uniforma Ime, një investim i gjithi i FSHF-së dhe besoj se fëmijët janë të garantuar sa i përket edhe uniformës dhe prandaj kemi një numër të shtuar të fëmijëve që luajnë futboll dhe fëmijët e Kukësit e duan futbollin. Realisht pa mbështetjen e Federatës dhe Presidenti Duka, por edhe Kryeministrit Rama, një bashkëpunim i shkëlqyer që ka bërë të mundur këtë vepër të mrekullueshme siç është “Kukës Arena” e më pas këtë fushë, që do t’i shërbejnë jo vetëm fëmijët të Kukësit, por të gjithë atyre që do luajnë në këto fusha. Kukësi është bërë një qendër e rëndësishme sportive e veriut dhe ne po shikojmë mundësitë për të bërë fusha të reja edhe në njësitë administrative të Kukësit si Bicaj, Shtiqën apo Shishtavec”, – tha Gjici.
Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, Kristjan Xhidodaj, shprehur kënaqësinë për inaugurimin e kësaj fushe, që do t’i japë mundësinë ekipeve të moshave të Kukësit t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e tyre.
“Së pati ta gëzoni fushën e re. Kjo fushë nuk do të shfrytëzohet vetëm nga fëmijët e Kukësit. Deri dje shumë ekipe të moshave të Kukësit udhëtonin në qytetet të tjera për të luajtur futboll, ndërsa tani kanë fushën e tyre të re dhe shumë ekipe të tjera rrotull do të vijnë në Kukës për të luajtur këtu ndeshjet e tyre. Falënderoj shumë FSHF-në për iniciativa të tilla kaq të vlefshme, që besoj se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, – tha Xhidodaj.
Lautaro Martinez rrezikon seriozisht Botërorin “Qatar 2022...
Autogoli i vitit vjen nga Turqia dhe është shënuar në Euro...
Thomas Strakosha dëmtohet dhe do të duhet të qëndrojë ...
Partizani luajti të mërkurën kundër Orikut, ndeshje që u f...
Jasir Asani nuk do të grumbullohet për ndeshjen miqësore t...
Sulmuesi i Paris SG-së, Nejmar, nuk po gjen paqe në lidhje...
Zhoze Murinjo e ka cilësuar si të merituar barazimin me Beti...
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më datën 26 te...
Myrto Uzuni është padyshim ylli i Granadës në këtë sezon. Ta...
Duhej të ishte një festë në stadiumin Fadil Vokrri dhe në fa...
Myrto Uzuni është njeriu i momentit në ligën e dytë spanjoll...
Nazmi Gripshi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ili...
Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik te skuadra e Grana...
Paolo Tramexani, dikur krahu i djath të i Xhani de Bia...
Ndeshja e sotme mes Ballkanit dhe Sivasporit në Prishtinë do...
Erling Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në botë. N...
Partizani do të luajë të dielën kundër Kastriotit, ndeshje e...
Një nga privilegjet e shumta që ka të qenit pilot zyrtar i n...
Në fund të këtij viti do të mbahet Kupa e Botës në Katar. Ce...
Topi me të cilin legjenda Diego Armando Maradona shënoi goli...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...