web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murinjo: Kemi ende shpresa për kualifikim, Belotit ia “shkula veshët”

14 Tetor 2022, 09:52, Sport CNA

Zhoze Murinjo e ka cilësuar si të merituar barazimin me Betisin, por e konsideron Romën e tij ende në garë për t’u kualifikuar pavarësisht 3 pikëve diferencë nga vendi i dytë. Lidhur me ndeshjen në Spanjë, trajneri u shpreh:

“Barazimi ishte i merituar. Në të dyja ndeshjet nuk meritonim të dilnim pa pikë. Deri më 13 nëntor kemi ndeshjet e kampionatit dhe dy të tjera në Ligën e Europës.

Ndoshta nuk jemi në pozitat më të mira të mundshme, por jemi në kohë për të sistemuar gjithçka dhe do të bëjmë të pamundurën”.

Më pas, vëmendja e trajnerit të Romës shkoi te sulmuesit.

“Abraham dhe Beloti ma shpifën në pjesën e parë, teksa në të dytën ishin thjesht fantastikë. Jo vetëm për golin, por edhe për zgjedhjet që bënë në fushën e lojës.

Nëse e patë, dolën në fushë me veshë të skuqur se ia tërhoqa shumë në pushim”, përfundoi tekniku portugez i verdhekuqve.





Lajmet e fundit nga