web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm paga, zbulohet përse dështoi transferimi i Asllanit te Bologna

22 Gusht 2025, 18:32, Sport CNA

Jo vetëm paga, zbulohet përse dështoi transferimi i Asllanit te

Kristjan Asllani ka zgjedhur të transferohet te Torino, ndonëse ishte pranë Bolognas.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare kishte kërkuar një rrogë prej 2 milionë eurosh, ndërsa Bologna ofronte fillimisht 1,7 milionë, por sipas mediave italiane, arsyeja kryesore e prishjes së marrëveshjes nuk ishte ajo financiare.

Bologna nuk kishte hapësirë të regjistronte lojtarë mbi moshën 23 vjeç, pasi nuk arriti të transferonte kroatin Nikola Moro te Sassuolo. Për këtë arsye, Asllani zgjodhi ofertën e Torinos, që ishte e gatshme të lirojë vend në skuadër për të.

Interi përfiton 1.5 milionë euro nga huazimi dhe 12 milionë euro nga një detyrim i kushtëzuar blerjeje. Për mesfushorin shqiptar kjo verë ishte e ngarkuar, pas pjesëmarrjes si titullar në Botërorin e Klubeve dhe deklaratave të drejtuesve zikaltër se nuk ishte më pjesë e projektit.

Te Interi, Asllani u transferua në vitin 2022, por nuk arriti të bëhej titullar i padiskutueshëm, duke u larguar me 99 paraqitje dhe 4 gola.





Lajmet e fundit nga