Protesta e 32-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin "Skënderbej"
Mbahet sot protesta e 32-të kundër qeverisë. Protestuesit...
Mbahet sot protesta e 32-të kundër qeverisë. Protestuesit...

Në prag të edicionit të 87-të të Superiores, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, u uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.
Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore 2025-2026”:
Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.
Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.
FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.
Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.
Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.
Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme.
Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!
Dinamo është mundur 3-0 në transfertë nga Jagiellonia në n...
Tirana do të nisë kampionatin pa katër lojtarë të rëndësis...
Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në ko...
Dinamo City do të luajë të enjten ndeshjen e parë të fazës...
Kristjan Asllani ndodhet përpara një vendimi të rëndësishë...
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka emëruar si kryetar t...
Juventusi dhe Nottingham Forest kanë arritur një marrëvesh...
Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, preside...
Milan-i ka vendosur të përqendrohet te Victor Boniface, su...
Alexander Isak ka kërkuar largimin nga Newcastle pas një s...
Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i Esteghlal. Klubi ira...
Ndeshja Teuta-Dinamo, e planifikuar për t'u luajtur më 24 ...
Real Madrid triumfoi minimalisht në ndeshjen e javës së pa...
Kampionët e Shqipërisë po hyjnë në sezonin e ri me një sku...
Mirlind Daku është bërë sërish protagonist në kampionatin ...
Ademola Lookman ka përkeqësuar marrëdhëniet me Atalantën. ...
Teuta ka siguruar afrimin e radhës në këtë merkato. Bëhet ...
Milan mund të bëjë një afrim të rëndësishëm për mesfushën....
Barcelona e nisi sezonin me një fitore 3-0 ndaj Mallorcës,...
Baton Zabërgja ka bërë prezantimin e tij në Ukrainë, te sk...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...