web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Isak reagon për herë të parë: U thyen premtimet, largimi është zgjedhja më e mirë

20 Gusht 2025, 15:05, Sport CNA

Isak reagon për herë të parë: U thyen premtimet, largimi

Alexander Isak ka kërkuar largimin nga Newcastle pas një sezoni shumë të suksesshëm, ku realizoi 27 gola dhe dha 6 asistime.

Sulmuesi suedez nuk është përfshirë në turin aziatik të skuadrës dhe nuk ka luajtur as në javën e parë të Premier League. Ai ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar te Liverpool, pavarësisht se Newcastle siguroi pjesëmarrjen në Champions League.

Gjatë ndarjes së çmimeve të PFA, Isak u përfshi në formacionin ideal të sezonit të kaluar, por mungoi në ceremoni. Përmes një mesazhi në rrjete sociale, lojtari deklaroi se është ndier i mashtruar nga premtimet e klubit.

Sipas tij, marrëdhënia me Newcastle është prishur për shkak të mungesës së besimit dhe thyerjes së akordeve të mëparshme. Isak theksoi se një ndryshim është në interes të të dyja palëve.

“Kam qëndruar i heshtur për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët folën hapur. Kjo heshtje u ka lejuar disave të japin versionin e tyre të ngjarjeve, ndonëse e dinë se kjo nuk pasqyron atë që u tha dhe për të cilën u ra dakord pas dyerve të mbyllura.

Në realitet, u dhanë premtime dhe klubi e ka ditur pozicionin tim prej shumë kohësh. Të pretendosh se këto probleme janë vetëm një çështje aktuale është mashtruese. Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë. Këtu jam tani dhe kjo është arsyeja pse ndryshimi është në interesin e të gjithëve, jo vetëm timin", thuhet në reagimin e lojtarit.

Çështja mbetet e hapur, ndërsa merkato mbyllet pas më pak se dy javësh.





Lajmet e fundit nga